Historiku
Iniciativa për themelimin e Rrjetit të Organizatave të Kulturës në Kosovë është paraqitur qysh në vitin 2011 nga njëra ndër organizatat më eminente të kulturës në Kosovë, Teatri ODA.
Gjatë fundvitit të 2011-tës teatri ODA organizoi një mori takimesh informative me qëllim të krijimit të një rrjeti të përbashkët të Organizatave të Kulturës në Kosovë. Në këto takime morën pjesë më shumë se 60 pjesëmarrës, përfaqësues të organizatave të ndryshme kulturore dhe kështu u krijua mundësia e organizimit të Kuvendit themelues, i cili u mbajt me 23 Mars 2012 dhe vuri themelet e Rrjetit të Organizatave të Pavarura të Kulturës Forumi Kulturor.
Kuvendi Themelues vuri themelet e Forumit Kulturor duke anëtarësuar 45 organizata të pavarura në kuadër të Rrjetit. Përmes votave demokratike u aprovua statuti dhe njëkohësisht u zgjodh Kryesia e Rrjetit.
Forumi Kulturor është etnitet i regjistruar si Rrjet i Organizatave të Pavarura Kulturore si anëtare.
Sekretariati i përkohshëm i Forumit Kulturor është vendosur në lokalet e Teatrit ODA deri në momentin e ngritjes së kapaciteteve për të formuar një Sekretariat profesional të Rrjetit.