RROK - PRIZREN

E premte, 07 nëntor 2014


Në takimin e rradhës që mbajtën RrOK Prizren u diskutua për vendimin e komunës së Prizrenit për përkrahje financiare të RrOK-ut, për kalendarin kulturor 2015, për pjesëmarrjen dhe anëtarësinë e RrOK-ut, si dhe për strategjinë e turizmit. 

Bazuar në kërkesën financiare që Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren  i ka parashtruar Komunës së Prizrenit për përkrahje financiare, është marrë vendim për mbështetjen e RrOK-ut me shumën 2000 euro për realizimin e kalendarit kulturor të Prizrenit për vitin 2015. Gjatë diskutimit me pjesëmarrësit në takim u dakordua që të fillohet menjëherë me mbledhjen e informacioneve për hartimin e kalendarit kulturor 2015 dhe kalendari të kompletohet deri në fund të muajit dhjetor sepse duhet të publikohet.  Gjithashtu u diskutua edhe për mundësinë e realizimit të një publikimi  që do t’i bashkangjitet kalendarit ku përveq datave të aktiviteteve do të përfshiheshin informacione shtesë për të gjitha ngjarjet kulturore të Prizrenit. 

Në takim u diskutua për pjesëmarrjen e anëtarëve  në takimet e RrOK-ut dhe për angazhimin e secilit anëtar për funksionimin e rrjetit. Gjithashtu u propozua që në fund të këtij viti, kur të jetë gati kalendari kulturor 2015, të organizohet një koktel ku ky kalendar do të prezantohet dhe gjithashtu secili anëtarë do të mund të prezantojë punën e vet përgjatë vitit 2014. Një gjë tjetër për të cilën u fol por që mbetet të diskutohet është edhe mundësia e regjistrimit të rrjetit për t’i hapur rrugë mundësisë për të aplikuar për fonde. 

Në lidhje me hartimin e strategjisë së Turizmit, ku Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren (RrOK) ka treguar gatishmëri për fascilitimin e këtij procesi, nën ombrellën e Drejtorisë për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, Rroku i ka dërguar një letër drejtorit të kësaj drejtorie ku kanë kërkuar informacion të detajuar për mbarëvajtjen e procesit të hartimit të strategjisë, pasi që për një kohë të konsiderueshme nuk ka lëvizur përpara. 

 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: