ARTPOLIS "ESEJA MË E MIRË"

E mërkurë, 05 nëntor 2014

Artpolis hap konkurs për esenë më të mirë. Të gjithë që dëshirojnë t’i promovohet shkrimi dhe idea e tyre, patën mundësinë të dërgojnë esenë e tyre nëpërmjet së cilës kishin mundësinë të pajisen me një çertifikatë dhe të bëhen pjesë e gares për 4 çmime.

Për të shënuar kampanjën 16 Ditët e Aktivizimit për parandalimin e Dhunës Kundër Grave, Artpolis organizoi aktivitete në komunën e Gjilanit, Dragashit, Mitrovicës dhe Gjakovës me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit dhe ngritjes së zërit kundër dhunës ndaj grave në Kosovë. Pjesëmarrja është kontribut për një rini dhe sjellje të shëndetshme, sepse duke promovuar veten, informon të tjerët për ndikimet negative të dhunës në shoqëri dhe ndikon në edukimin e bashkëmoshatarëve. Esetë u vlerësuan nga profesionistët, dhe thirrja për aplikim ishte e hapur nga data 5 nëntor deri më 25 nëntor, 2014. 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: