PRIVATE RECITAL DISTILL NË LUMBARDH

E premte, 19 qershor 2015

Këtë të Shtunë me datë 20 Qershor, pjesë e skenës së bahçes së Lumbardhi do të jenë Private Recital Distill i cili është i përbërë nga 5 kantuatorë të talentuar të gjeneratës së re të muzikantëve në Prishtinë. Veprat tyre i performuan në 5 solo-koncerte të mbajtura gjatë muajit Tetor të vitit të kaluar në dit\' e nat\'. 

Duke filluar prej orës 21:30, Arbër Salihu, Blerta Kosova, Edona Vatoci, Tomor Kuci dhe Visar Kasa, të përcjellur nga Bardhyl Salihu në perkusione, do të performojnë në skenën e Lumbardhit.

Performanca përcillet nga karrigat, e dyert mbyllen 15 minuta para fillimit të saj. Pas performancës do të jemi nën tingujt e DJ Dada Sale. 

Bileta: 2 Euro

 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: