DOKUFEST HAP THIRRJEN PËR APLIKIM NË KINO PRIZREN

E shtune, 20 qershor 2015

Dokufest hap thirrjen e aplikimit për Kino Prizrenin, i cili do të mbahet më 9 -13 gusht në Prizren.

Thirrja për aplikim është e hapur për pjesëmarrësit nga të gjitha kualifikimet, aftësitë dhe përvojat: regjisorë, skenaristë, kameramanë, aktorë, mjeshtër zërimi dhe ndriqimi, montazhier, muzicientë, make-up artistë, kostumografë dhe entuziastë të filmit. Filmbërësit e përzgjedhur do të ftohen në Prizren gjatë festivalit Dokufest për të organizuar ekipin dhe për të shkruar, xhiruar, edituar dhe për të shfaqur filmat e tyre. Filmat e përfunduar shfaqen gjatë Dokufest 2015.

Kino Prizreni është një eveniment jogarues i filmbërjës, në të cilin pjesëmarrësit nga e gjithë bota grumbullohen për të bërë filma në kohë shumë të shkurtër dhe pa buxhet, por me shumë pasion. Pagesa për pjesëmarrje është 50 Euro. Kjo përfshin pjesëmarrjen, akomodimin dhe ushqimin si dhe çasjen në evenimente tjera të festivalit (expozita, ahengje, etj.).

Ne ju këshillojmë që të vini më një koncept/ide të asaj që ju doni të xhironi dhe të merrni pajisjet e juaja me vete.

Për më shumë informata dhe për të aplikuar vizitoni faqen e Kino Prizren në Facebook.

Afati i fundit për aplikim është 10 korrik.


 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: