DOKUFEST HAP KONKURS PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR EDICIONIN E 14'të

E hënë, 22 qershor 2015

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtë DokuFest hap konkurs për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e edicionit të 14’të të festivalit i cili do të mbahet në Prizren nga 8-16 gusht 2015. Të gjitha pozitat e hapura janë të karakterit të përkohshëm për ti përmbushur pozitat teknike dhe administrative.

Departamentet dhe pozitat:

Kinema:Asistent Kinemaje – 7 pozita /1-20 gusht 2015

Logjistikë: Asistent – 5 pozita /20 korrik – 20 gusht 2015

Koordinim i Vullnetarëve: Asistent – 1 pozitë /20 korrik – 20 gusht 2015

Projeksionistë – 5 pozita  /20 korrik – 20 gusht 2015

Përkthyes simultan – 1 pozitë /6 – 17 gusht 2015

Asistentë të Jurisë – 5 pozita /6-18 gusht 2015

Asistentë për punëtori – 3 pozita /1 – 31 gusht, me opcion vazhdimi për 2 muaj tjerë

Numri total i pozitave të lira: 27

Për të aplikuar dërgoni një e-mail në [email protected] duke dërguar një CV dhe letër motivimi të shkurtë, si dhe pozitën për të cilën aplikoni.

Aplikacionet që dërgohen në e-mail adresa tjera  dhe pas afatit nuk do të konsiderohen. Vullnetarët e më hershëm do të kenë përparsi në procesin e selektimit.

Afati i aplikimeve: 10 korrik 2015.

 

 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: