INAGURIMI I QENDRËS TURISTIKE NË PRIZREN

E martë, 23 qershor 2015

Ec Ma Ndryshe organizoi ceremoninë e inaugurimit zyrtar të info qendrës turistike ku njëkohësisht është bërë edhe promovimi i katalogut dhe guidave turistike të Rajonit Ekonomik Jugor. Gjithsej janë prmovu 5 guida turistike me tematika te ndryshme dhe Ciceron elektronik. Të pranishëm në këtë inaugurim ishin përfaqësues të UNDP-së dhe të Ambasades së Finlandes në Prishtinë.

Ceremonia në fjalë është pjesë e projektit “Zhvillimi rajonal përmes turizmit kulturor”, përkrahur nga Ministria për Punë të Jashtme të Finlandës në kuadër të projektit “Ndihmë Tregtisë” implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të mbështesë përpjekjet për zhvillim ekonomik lokal dhe rajonal në Rajonin Ekonomik Jug duke strukturuar dhe pasuruar ofertën kulturore turistike të rajonit nëpërmjet produkteve dhe shërbimeve të reja dhe unike.


 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: