INTO THE PARK FESTIVAL 2015

E martë, 30 qershor 2015

Festivali “Into The Park” për herë të parë është organizuar në vitin 2012 në qytetin e Pejës, përkatësisht në hapësirën e parkut të madh, Karagaqi. Në dy edicionet e kaluara, festivali “Into the Park” ishte nikoqir i më shumë se tridhjetë e pesë grupeve muzikore nga vendi, rajoni dhe bota. Më 2013, në kuadër të festivalit janë krijuar hapësira në ngritjen e ideve inovative në fushën e artit, kulturës dhe teknologjisë si dhe ishte iniciator i krijimit të hapësirave për promovimin e muzikantëve të rinj dhe mundësoi paraqitjen e tyre para publikut.

Gjatë edicioneve të kaluara të festivalit, pjesë e programit kanë qenë edhe aktivitetet kulturo-artistike, ekspozita fotografike me temë trashëgiminë kulturore, ekspedita turistike, koncertet promovuese për artistët e rinj dhe aktivitete vullnetare në mirëmbajtjen, dekorimin dhe ndërtimin e festivalit në parkun e qytetit të cilat kontribuan në promovimin kulturor, turistik, zhvillimin ekonomik, rikonstruktimin e imazhit të qytetit të Pejës si potencial kulturor e turistik dhe ngritjen e vetëdijes qytetare rreth vlerave të qytetit të tyre.

Edicioni i sivjetëm i Into The Park do të mbahet me 24-25 Korrik 2015 në qytetin e Pejës. Organizatorët e festivalit po kujdesen maksimalisht që adhuruesëve të muzikës t’u sjellin emra të mirënjohur muzikor nga vendi dhe bota.

Për më shumë info mund të na ndiqni në: www.intothepark.org, https://twitter.com/IntoTheParkFest, https://www.youtube.com/user/IntoTheParkFest .

 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: