ARTPOLIS HAP THIRRJEN PËR APLIKIM NË TRAJNIMIN "EDUKIMI BASHKMOSHATAR MBI SHËNDETIN SEKSUAL DHE RIPRODHUES NË KRIZA HUMANITARE"

E mërkurë, 01 korrik 2015

Artpolis hap thirrjen për aplikim në trajnimin “EDUKIMI BASHKMOSHATAR MBI SHËNDETIN SEKSUAL DHE RIPRODHUES NË KRIZA HUMANITARE”. Për nder të Ditës Botërore të Popullsisë organizon trajnimin “Edukimi bashkmoshatar mbi shëndetin seksual dhe riprodhues në kriza humanitare”. Tema për Ditën Botërore të Popullsisë 2015 do të jetë “Komunitetet e pambrojtura gjatë emergjencave humanitare”.

ARTPOLIS shpall thirrjen për të aplikuar 10 të rinjë nga të gjitha komunitetet, të moshave 18-25 vjeç nga komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit. Trajnimi do të mbahet në zyret e ARTPOLIS me datën 7 dhe 8 Korrik 2015 në Prishtinë.

Të rinjët do të trajnohen më shumë në lidhje me “Edukimin bashkmoshatar mbi shëndetin seksual dhe riprodhues në kriza humanitare”.

Afati i fundit për aplikim është e Premte, me 03/07/2015, ora 24:00.

Të dhënat si: Emri, Mbiemri, Numri I telefonit si dhe arsyea për të marrë pjesë në trajnim na dërgoni në email adresën: [email protected]


 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: