SHKOLLA E FILMIT DOKUMENTAR ACTIVE

E enjte, 09 korrik 2015

DokuFest, Pravo Ljudski dhe MakeDox, në bashkëpunim me NED –National Endowment for Democracy, ftojnë të gjithë krijuesit e rinjë të moshës 18-22vjeç të aplikojnë në edicionin e dytë të Shkollës Regjionale të Filmit Dokumentar ACTive. 

Active #2 është në kërkim të të rinjëve me pasion për ide dhe tregime dokumentare, që vijnë nga një mjedis dhe kontekst i papërfaqësuar në industrinë e filmit. Active #2 është e hapur për të gjithë, aplikantët të cilët nuk marrin pjesë në një institucion arsimor formal dhe vijnë nga qytetet më të vogla janë posaçërisht të inkurajuar të aplikojnë.

Pas procesit të përzgjedhjes 16 të rinjë do të marrin pjesë në një program intenziv të edukimit që do të mbahet në Prizren, nga 27 Gushti deri më 10 Shtator 2015.

Kriteret:

- Jeni në moshën 18-22 vjeç;

- Jeni nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia oseSerbia;

- Mund të komunikoni në Anglisht;

Shkolla e filmit dokumentar kreativ është një program iedukimit jo formal i cili përfshinë disa segmente si: mendimi kreativ dhe trajtim kreativ i procesit të shkrimit, hulumtimi dhe zhvillimi i tregimeve për film dokumentar dhe regji, kamera dhe zërimi, editimi dhe post produksioni.

Pjesëmarrja në të gjitha punëtoritë dhe ligjëratat është e detyrueshme për secilin pjesëmarrës.

Gjuha me të cilën do të punohet është gjuha Angleze.

TË GJITHA SHPENZIMET PËRPJESËMARRJE (udhëtimi, ushqimi dhe akomodimi) JANË TË MBULUARA NGA ORGANIZATORËT.

Për më shumë informacione, ju lutem vizitoni webfaqet: www.pravoljudski.org / www.dokufest.com /www.makedox.mk

Ju lusim që aplikacoinin e kompletuar (Formen eplotesuar te aplikimit, CV dhe letrën e motivimit) të e dërgoni deri më 25 Korrik, 2015 në [email protected]

Vetëm aplikacionet e plota dhe të dorëzuara me kohë do të merren në konsideratë.


  

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: