PERFORMANSË PUBLIKE: "KOMUNË E HAPUR II"

E enjte, 09 korrik 2015

Ec Ma Ndryshe organizon performansën publike “Komunë e Hapur II” në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës...”, financuar nga Olof Palme International Center (OPIC), e cila përkrahet nga Qeveria e Suedisë. Aktiviteti “Komunë e Hapur II” do të mbahet më 10 korrik (e premte) me fillim në ora 11:00, në hapësirën publike rreth objektit të Komunës së Prizrenit (Shtëpia e Bardhë). 

Performansa është vazhdimësi e kërkesës për hapjen e komunës për qytetarë, duke patur për synim promovimin e lëvizjes së lirë në hapësira publike, më shumë hapësira gjelbëruese dhe transparencë në objektet publike. Performansa publike ‘’Komunë e Hapur II’’ në mënyrë simbolike përsërit kërkesën për lirimin e hapësirës publike nga gardhi rrethues, që momentalisht ua pamundëson qytetarëve shfrytëzimin e kësaj hapësire.

 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: