PROGRAMI I FILMAVE MUZIKOR "TINGULLI I SHPIRTIT TIM"

E premte, 10 korrik 2015

Program i filmave muzikor i Dokufest i quajtur “Tingulli i Shpirtit Tim” këtë vit prezanton diçka ndryshe. Ai do të përbëhet nga një miks i dokumentarëve, filmave ese, fiksionit, filmave eksperimental dhe të shkurtër nga një numër i artistëve dhe filmëbërësve ndërkombëtar. Programi i titulluar “Sound of My Soul” (“Tingulli i shpirtit tim”) përpiqet të shkojë më thellë në atë territorin misterioz ku që shpesh gjuha është e kufizuar. Në qoftë se kemi mundësi, ne do t’i këndonim njëri tjetrit këngët e jetës sonë me shpresë se, vetëm atëherë, ne mund të kuptohemi me të vërtetë.

Shumë nga këta filma e sfidojnë këtë lidhje me gjuhën, duke gjetur lirikën në mënyra unike – përfshirë mos përdorimin e dialogut apo muzikës fare, por duke luajtur, aktruar, kënduar, dhe recituar dëshirat e tyre të brendshme dhe duke shprehur së bashku thellësitë e shpirtit që, shumë herë, janë të pamundura të artikulohen në ndonjë mënyrë tjetër përveç se me këngë.

Ky profram është kuruar nga Pamela Cohn.

Filmat e gjatë:

Branco Sai, Preto Fica (White Out, Black In), Adirley Queirós (Brazil)

Liahona, Talena Sanders + Second Sighted, Deborah Stratman (SHBA)

Chante ton bac d’abord (We Did It on a Song), David André (Francë)

B-Movie: Lust & Sound in West Berlin (1979 – 1989), Jörg A. Hoppe dhe Heiko Lange (Gjermani)

Don’t Think I’ve Forgotten: Cambodia’s Lost Rock and Roll, John Pirozzi (Kamboxha)

Program i filmave të shkurtër 1:

Swimming In Your Skin Again, Terence Nance (SHBA)

Vistas e Visões, André Francioli (Brazil)

Kang e Defa: Female Rhapsody in Kosovo, Vincent Moon (Kosovë, Francë)

Renunciation, Ieva Epnere (Letoni)

Program i filmave të shkurtër 2:

Glos mojej duszy (Sound of My Soul), Wojciech Bakowski, (Poloni)

Buffalo Juggalos, Scott Cummings (SHBA)

Nuvem Negra (Black Cloud), Basil de Cunha (Portugali)

An Ton Kaun, Susanne Steinmaßl (Gjermani)

Erstschlag (Steril), Konrad Hirsch (Gjermani)

Program i plotë i filmave do të shpallet më 18 korrik në webfaqen tonë.

FOTO: Imazh nga filmi Kang e Defa: Female Rhapsody in Kosovo nga Vincent Moon

 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: