PERFORMANSA "KOMUNË E HAPUR II" THIRRJE E RRADHËS PËR RIDIZAJNIMIN E HAPËSIRAVE PUBLIKE

E hënë, 13 korrik 2015

Ec Ma Ndryshe realizoi performansën publike “Komunë e Hapur II” në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës...”, financuar nga Olof Palme International Center (OPIC), e cila përkrahet nga Qeveria e Suedisë. Ky Aktivitet “Komunë e Hapur II” është vazhdimësi e kërkesës për hapjen e komunës për qytetarë, duke patur për synim promovimin e lëvizjes së lirë në hapësira publike, më shumë hapësira gjelbëruese dhe transparencë në objektet publike. 

Performansa publike ‘’Komunë e Hapur II’’ në mënyrë simbolike përsërit kërkesën për lirimin e hapësirës publike nga gardhi rrethues, që momentalisht ua pamundëson qytetarëve shfrytëzimin e kësaj hapësire.

Në gusht të vitit të kaluar, EC ka prezantuar një propozim për ri-dizajnimin e hapësirës publike të Komunës së Prizrenit (Shtëpia e Bardhë) duke kërkuar largimin e gardhit, shtimin e hapësirës së gjelbër përreth ndërtesës së komunës, shpalljen e një konkursi publik për të ftuar komunitetin e arkitektëve që të konkurrojnë me ide konkrete për të intervenuar në këtë hapësirë dhe zbatimin e kësaj qasjeje edhe në hapësirat përreth institucioneve të tjera publike. Diskutimi është iniciuar në Kuvendin Komunal të Prizrenit dhe i është përcjellë qeverisë lokale për shqyrtim, me ç’rast ekzekutivi deri më sot nuk ka ofruar ndonjë përgjigje.

 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: