DOKU:TECH PREZENTON FOLËSIT KRYESORË TË KËTIJ EDICIONI

E hënë, 13 korrik 2015

Konferenca e teknologjisë DOKU:TECH bën prezentimin e disa prej folësve kryesor të këtij edicioni të cilët janë liderë botëror në teknologji. 

DOKU:TECH do të jetë vendtakim i mendjeve të ndritura të brezit të ardhshëm për të eksploruar dhe eksperimentuar me teknologji ku do të diskutohen njohuritë e hapura dhe inovacionet e teknologjisë në mbarë botën me protagonistët kryesorë të këtyre zhvillimeve. DOKU:TECH do të mbahet në datat 8-9 gusht në DokuFest në Prizren, ku do të ofrojë frymëzim dhe një eksperiencë unike për të  gjithë pjesëmarrësit që do të kenë mundësi të përfshihen, të jenë aktiv, të dëgjojnë dhe gjithashtu të sfidojnë folësit gjatë prezentimeve.

“Egziston një komunitet inovativ, kulturor në Kosovë dhe Ballkan që po avansohet dita ditës, dhe që bashkëveprojnë ngushtë me fushat e reja të eksplorimit, brezin e ardhshëm dhe industritë moderne në botë” pohon Kushtrim Xhakli, producent i DOKU:TECH. “Tema e këtij viti është nxitur dhe është ndërtuar pikërisht për këtë komunitet – ata entuziastë të cilët janë të pasionuar nga teknologjitë dhe perceptimet e reja”.

Folësit kryesor në konferencën e këtij viti do të jenë: Esther Dyson, udhëheqëse e EDventure Holdings, një vizionare e inovacionit dhe personi me me influence ‘par excellence’ në fushën e teknologjisë në botë, Kentaro Toyama është një shkencëtar i kompjuterikës dhe studiues i zhvillimit ndërkombëtar, i cili punon në marrëdhëniet e teknologjisë dhe zhvillimit global, Yanki Margalit është një sipërmarrës nga Izraeli dhe investitor, i njohur për ndërtimin e kompanisë së sistemeve të sigurimit ‘Aladdin Knowledge Systems’, e cila u shit në vitin 2009, Peter Sunde është ekspert kompjuteri, artist dhe aktivist. Ai është i njohur si bashkë-themelues dhe zëdhenës i “The Pirate Bay”, platformë shkëmbimi të fajllave, BitTorrent, Elizabeth Stark është një sipërmarrëse dhe lidere intelektuale e teknologjisë moderne, Lane Becker është një figurë e njohur në skenën e teknologjisë në Silicon Valley me vite, është i njohur për kontributin e tij si bashkë-themelues i kompanive “Get Satisfaction” dhe “Adaptive Path”, Laurent Haug është një vëzhgues, strateg, investor, dhe lidhës i industrisë me shumë projekte të inovative. 

DOKU:TECH ka nderin të prezentoj femra udhëheqëse dhe të suksesshme këtë vit, ku mbi 40 % e folësve të këtij edicioni janë të gjinisë femërore. Përveç Esther Dyson, DOKU:TECH gjithashtu do të mirëpret Arikia Millikan, ish autore ne Wired tani VICE News, pastaj Elina Zheleva – Dizenjatore e të menduarit modern, në mesin e shumë folëseve të tjera femra në këtë ngjarje.

DOKU:TECH është një ngjarje që i dedikohet kreativitetit, inxhinierisë, dhe inovacionit, gjithashtu një konferencë gjithëpërfshirëse, ku ka hapsirë dhe mundësi për njohje dhe socializim. Konferenca ka lindur si rrjedhojë e bashkëpunimit në mes të IPKO Foundation, Dokufest dhe SHARE Foundation.

Për t’u regjistruar në DOKU:TECH vizito linkun ne vazhdim: http://dokute.ch/#register 



 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: