MIGRIMI - TEMA E EDICIONIT XIV TË DOKUFEST

E hënë, 13 korrik 2015

Të gjithë e dijmë që kohëve të fundit migrimi i njerëzve është njëra ndër çështjet më urgjente të botës dhe për shumë ne migrimi është bërë diçka për t’u përçmuar dhe migrantët njerëz prej të cilëve frikësohemi.

Luftërat, uria, varfëria, korrupsioni dhe mungesa e lëvizjes së lirë janë disa nga arsyet që i shtyjnë individët dhe familjet të marrin rrugën e migrimit, shpesh edhe duke rrezikuar jetët e tyre  vetëm e vetëm për tu përballur me një ardhmëri të pasigurtë.

Në edicionin e tij të katërmbëdhjetë, DokuFest do të shqyrtojë këto dhe aspekte të tjera të Migrimit. Një program special i filmave, ekspozitë e fotografisë, një numër i paneleve dhe diskutimeve që reflektojnë temën e Migrimit do të jenë në thelb të programit të pasur të këtij viti.

DokuFest mbahet nga data 08-16 gusht 2015 në Prizren, Kosovë. 



 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: