ANIBAR DHE GAZETA ZËRI HAPIN THIRRJEN PËR PJESËMARRJE NË GARËN ME STRIPA

Anibar dhe gazeta Zëri hapin thirrjen për pjesmarrje në garën me stripa, që organizohet për herë të parë për artistët dhe entuziastët të cilët punojnë stripa. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ta publikojnë stripin e tyre në shtojcën e veçantë të gazetës Zëri për festivalin Anibar dhe të fitojnë 150 euro si shpërblim.
Të interesuarit mund të marrin pjesë me njërën nga këto 3 tematika:
- Mbrojtja e mjedisit
- Emigrimi
- Të drejtat e njeriut
Stripat e përzgjedhur do të publikohen çdo ditë nga data 19-26 gusht në gazetën Anibar. Fituesi do të shpallet në natën e ndarjes së çmimeve të festivalit me 26 Gusht 2015.
Mënyra e aplikimit:
1. Punojeni një strip në formatin 25.2cm gjerësi dhe x14cm gjatësi me njërën nga këto 3 tematika.
2. Dërgoni punimin në e-mail adresën: [email protected] dhe në titull shkruani Anibar 2015 Gara e Stripave.
Kushtet për aplikim:
Nëse stripi përmban dialog, atëherë duhet të shkruhet dhe dorëzohet në gjuhën shqipe. Format jashtë formatit të kërkuar nuk mirren parasysh dhe duhen medoemos të ndërlidhen me 3 temat e kërkuara.
Afati i fundit për aplikim është 15 Gusht 2015.
Për të aplikuar mbusheni formularin në: http://www.bit.ly/1M7niud
Për t'u informuar më shumë rreth kushteve të aplikimit klikoni në: http://anibar.com/merrni-pjese-ne-garen-e-stripave-anibar/