ANIBAR HAP KONKURS PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR EDICIONIN E VI

E martë, 30 qershor 2015

Përshkrimi i punës: Përkthyes

Kërkohen përkthyes të cilët janë të aftë për të përkthyer nga gjuha angleze në gjuhën shqipe dhe anasjelltas. Puna do të kryhet në dy forma: punë kompjuterike dhe përkthim verbal. 

Materialet me të cilat do të punohet janë:

- Filma,

- Materiali për programe dhe katalogje,

- Materiali për shërbimin e mysafirëve,

- Artikuj, lajme dhe blogje të cilat do të postohen në internet para, gjatë dhe pas festivalit.

Pjesa e dytë e punës do të bëhet gjatë ditëve të festivalit, ku do të përkthehet për mysafirë nëpër evente si:

- Meet the filmmakers,

- Get together,

- Në punëtori (workshops).

Aftësitë e preferuara:

- Shkathtësi e lartë e gjuhës angleze,

- Shkathtësi e lartë në drejtëshkrimin e gjuhës shqipe,

- Të dijë gjuhë tjera të huaja përveç gjuhës angleze,

- Të punojë nën presion të kohës dhe të jetë fleksibil me orar,

- Të jetë i arsyeshëm në punën me grup,

- Të njoh mire kompjuterin.

Përshkrimi i punës: Titrues

Vendosja e titrave në filmat që do të shfaqen në festival. Puna do të kryhet në kompjuter me programet përkatëse për titrim. Gjatë festivalit, titruesit do të jenë të angazhuar me mbarëvajtjen e projeksionimit të titrave. 

Aftësitë e preferuara:

- Përvojë në përdorimin e kompjuterit, 

- Aftësi paraprake në titrim,

- Të jetë i mirë me punën në grup,

- Të punojë nën presion të kohës dhe të jetë fleksibël me orar. 

Përshkrimi i punës: Projeksionist

Të projeksionohen filmat e festivalit gjatë 20-26 Gusht në kinema të ndryshme dhe me orare të ndryshme. Përgjegjësitë e projeksionistëve janë që procesi i lëshimit të filmave të fillojë në kohë dhe mbarëvajtja e tij të shkojë pa probleme. 

Aftësitë e preferuara:

- Aftësi në punën me projektor,

- Përvojë në përdorimin e kompjuterit,

- Të jetë i mire në punën në grup,

- Të punojë nën presion të kohës dhe të jetë fleksibil me orar. 

Linkun për të aplikuar online mund t’a gjeni në: https://docs.google.com/forms/d/1VWgbwKBQHIvWuMWTV5V89hQwTer9uGcyGp_V7uGLSGQ/viewform?usp=send_form 

 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: