SUMMER SCHOOL AS SCHOOL

E enjte, 16 korrik 2015

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë në bashkëpunim me Akademinë për Arte Vizuale - AVA, Lubjanë organizon shkollën verore "Summer School as School – Shkolla Verore si Shkollë" e cila mbahet me 26 korrik – 9 gusht .

Shkolla verore si shkollë (SSAS) është një udhërrëfyes dhe një ndërhyrje, e stacionuar në Prishtinë, e dizajnuar për të bashkuar dhe shpërndarë njohuri kritike të prodhuar nga profesionistë të zgjedhur, për eksplorimin dhe përgjigjen ndaj sfidave relevante të sotshme, modelet e reja dhe mundësitë në arsimin dhe bashkëpunimin artistik.

Programi i përbërë nga 5 kurse ka për ligjërues emra si: Branislav Dimitrijeviç, Martin Fritz, Felix Gmelin, Edi Hila, Ibro Hasanoviç, Nita Luci, Nebojsha Milikić, Suzana Milevska, Miran MOHAR, Alban Nuhiu, Adrian Paci, Amila Ramović, Pepi Sekulich.

Udhëheqësit e kurseve, ligjëruesit dhe bashkëpunëtorët kanë përpiluar një program sfidues dhe frymëzues për pjesëmarrësit dhe publikun, të strukturuar si një nyjë me pesë kurse themelore, ligjereta dhe prezentime publike, guida turistike, programe në mbrëmje dhe një ekspozitë, për të prodhuar një eksperiencë unike dhe një model.

Pagesa për pjesëmarrje është 300€ e cila mbulon: regjistrimin, kurset, akomodimin, shujtat (mëngjesi dhe drekë e lehtë), certifikatat, dhe programin shoqëror i cili përfshin një darkë përshëndetëse.

Pjesëmarrja është e mundur edhe përmes kërkesës për bursë, që është pjesë e formularit për regjistrim.

Të interesuarit formularin për regjistrim mund t’a gjejnë në faqen zyrtare të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe afati i fundit për regjistrimit është 20 korrik 2015.

Aplikimet do të proesohen sipas rradhës së pranimit dhe vendevë në dispozicion në secilin kurs.

Për më shumë informata dhe regjistrimin në SSAS vizitoni www.stacion.org.


 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: