DËMTOHET VEPRA "URA E KALTËR E DASHURISË"

Në Prizren dëmtohet vepra Ura a kaltër e dashurisë. Persona të papërgjegjshëm i kanë shkaktuar dëme serioze veprës artistike Ura e kaltër e dashurisë. Pas disa përpjekjeve të mëhershme dhe vjedhjeve të dryve, sulmi i mbrëmshëm është më seriozi i cili ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në gjithë strukturën e veprës.
Ec Ma Ndryshe ka informuar organet e rendit në Prizren, të cilët menjëherë kanë nisur hetimet.
Ura e kaltër e dashurisë nga momenti i promovimit është shndërruar në një nga atraksionet e qytetit të Prizrenit. Ky intervenim artistik është realizuar nga artistja Doruntina Ukimeri, si njëra nga fitueset e thirrjes publike të EC-it, si pjesë e projektit Aktivizmi kulturor dhe urban në Prizren, përkrahur financiarisht nga Amabsada Amerikane në Prishtinë.

