THIRRJE PËR OFERTË - REALIZIMI I HULUMTIMIT

E hënë, 20 korrik 2015

Aktiviteti është në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës – planifikimi me pjesëmarrje për zhvillim të qëndrueshëm urban në Prizren”, që është duke e implementuar nga EC Ma Ndryshe. Qëllimi i këtij projekti është të artikulojë nevojat e grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane të zbatueshme urbane të komunës së Prizrenit. Grupet e komunitetit me të cilat punohet gjatë këtij viti në këtë projekt janë të shpërndarë në lagje të ndryshme të Prizrenit. Për nevojat e projektit do të realizohet një hulumtim i cili duhet të punohet në përputhje me qëllimin e projektit. Hulumtimi i përfunduar duhet të dorëzohet më së largu deri me 15 shtator 2015. 

EC Ma Ndryshe fton kompanitë e përzgjedhura të dorëzojnë ofertat e tyre për realizimin e hulumtimit. Kompanitë e interesuara për ofertim duhet të përgatisin projektin ideor (konceptin e hulumtimit, draft pyetësorin, orarin e realizimit) së bashku me ofertën financiare. Në çmim të ofertës duhet të llogaritet/përfshihet: përgatitja e pyetësorit; shtypi i pyetësorëve (min. 600 copë); trajnimi i intervistuesve; pagesa e intervistuesve; ripërsëritja e anketimit(nëse EC Ma Ndryshe dyshon në mënyrën dhe cilësinë e anketimit); çmimin për një (1) intervistë; transportin, ushqimin dhe komunikimin e intervistuesve; organizimin e grupeve të fokusit; futjen e të dhënave; përgatitjen e statistikave; analizat deskriptive të të dhënave të dala nga intervistat si dhe përgatitjen e raportit cilësor analitik. Kompanitë e interesuara duhet të jenë profesionale dhe të kenë përvojë në realizimin e hulumtimeve/anketimeve. Ofertat duhet të jenë në 1 origjinal dhe 2 kopje në zarf të mbyllur dhe të dorëzohen në zyret e EC Ma Ndryshe, Saraçët 5, 20000 Prizren dhe Bulevardi Nënë Tereza, H 30 B1 Nr. 5, 10000 Prishtinë, jo më vonë se më 29 korrik 2015 si dhe në postën elektronike në [email protected], me subjekt “Realizimi i Hulumtimit”. Dokumentacioni i aplikimit duhet të përmbajë edhe: certifikatën e regjistrimit të kompanisë, CVtë e stafit të propozuar, portfolion profesionale (përvojën) dhe dokumente të tjera që dëshmojnë kompetencën profesionale të kompanisë.

 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: