DOKUFEST PREZENTON PROGRAMIN "UNCHARTED OF STATES OF AMERICA"

E diel, 19 korrik 2015

Këtë vit DokuFest prezanton një program special të kinemasë radikale amerikane të kuruar nga kritiku i mirënjohur i filmit dhe kuratori Neil Young, i cili në mes të vitit 2005 dhe 2014 ndihmoj në organizimin (së pari si programer, pastaj si drejtor) e Festivalit të Filmit të Bradford në Muzeun Kombëtar të Medias në Britaninë e Madhe që ndodhet në City of Film të UNESCO. Neil, ka inicuar dhe programuar një selektim të filmave të gjatë, dokumentarëve, filmave eksperimental dhe të shkurtër nga pjesa më radikale e skenës së filmave të pavarur nga SHBA – të përmbledhura nën titullin “Uncharted States of America” (“Shtetet e Bashkuara të pa-eksploruara”).

Gjatë tetë edicioneve “Uncharted States of America” përfshinë më shumë se tetëdhjetë filma nga një varg eklektik i regjisorëve, dhe tani Neil Young po prezanton një përzgjedhje të veçantë nga të preferuarit e tij – plus edhe disa tituj të ri – me secilin nga gjashtë programet të paraprirë nga së paku një film i shkurtër i Madison Brookshire nga Kalifornia.

Shumë nga këta filma janë shfaqur shumë rrallë jashtë SHBA-ve më parë, dhe në mesin e regjisorëve gjejmë figura me reputacion botëror si John Gianvito (Profit motive and the whispering wind) – fitues i National Society of Film Critics Experimental Film Award – Travis Wilkerson dhe Kevin Jerome Everson.

Programi Uncharted States of America i DokuFest përfshin filma nga Kalifornia, Alaska, Montana, Illinois, Nju Jork dhe Nevada, me disa (Who Is Bozo Texino?, Lay Down Tracks) duke përshkruar me mijëra milje nëpërmjet itinerare të cilat do ta bënin edhe Jack Kerouac të ketë zili.

Program i plotë i filmave do të shpallet më 18 korrik në webfaqen e Dokufest.

FOTO: Imazh nga filmi Psychic Driving nga William E. Jones.

 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: