DOKUFEST HAP THIRRJEN PËR APLIKIM: EKO VIDEO

E diel, 19 korrik 2015

Banka ProCredit dhe DokuFest fton të gjithë të interesuarit të xhirojnë dhe të aplikojnë me videot e tyre të cilat adresojnë çështje të ndryshme të mbrojtjes dhe ndotjes së ambientit.

EKO videot do të shfaqen në festivalin DokuFest, i cili do të mbahet nga data 08 – 16 gusht 2015 në Prizren.

PËR TË APLIKUAR:

Filmoni videon tuaj me kamerë, telefon, aparat ose webcam.

Ngarkojeni (upload) videon në webfaqen www.wetransfer.com duke e dërguar në e-mail adresën [email protected]

SHPËRBLIMI:

Tri videot më të mira EKO do të shpërblehen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të DokuFest:

Vendi i parë: 500 Euro

Vend i dytë: 300 Euro

Vendi i tretë: 200 Euro

KRITERET:

Video duhet të jetë jo më e gjatë se 5 minuta. Autorët e videos duhet të jenë mbi moshën 18 vjeç.

Video duhet të adresoj çështje mjedisore si: mbrojtja e ambientit, kursimi i energjisë dhe ujit, ndotjen e ambientit, energjia e ripërtëritshme si dhe aktivitete të tjera ekologjikisht miqësore. Aplikimi duhet të përfshijë emrin e videos, autorin dhe kontaktin (email adresën).

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM: 1 Gusht, 2015

 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: