PUNËTORIA E FOTOGRAFISË: SEANCË INFORMATIVE

E hënë, 20 korrik 2015

Të Mërkurën në orën 19:00 te Lumbardhi mbahet një seancë informative, ku fotografi dhe regjisori Barış Karamuço do t’a prezantojë punëtorinë 2-mujore të fotografisë. 

Në këtë seancë Karamuço do të flasë lidhur me programin e punëtorisë dhe temat e mësimeve si dhe do ta bëjë një hyrje të përgjithshme në artin e fotografisë, duke folur për në veçanti për fotografinë në ditën e sotme si dhe për fotografinë mobile dhe rolin e saj. Duke filluar nga e Mërkura për dy muaj do ti mbajë 12 seanca, në të cilat përmes ligjeratave, prezantimeve, punës në terren si dhe aktiviteteve të ndryshme, të rinjët do ta kenë rastin të njoftohen me disa aspekte themelore të fotografisë e cila do të zhvillohet te Lumbardhi duke filluar nga data 21 Korrik 2015 në Prizren. 

Ftohen të gjithë vajzat dhe djemtë e moshave 16 - 22 vjeçe në seancën informative dhe hyrëse të punëtorisë së fotografisë. Punëtoria ofrohet falas, por pjesëmarrja është e kufizuar me 10 veta. Ejani të Mërkurën dhe shfrytëzojeni rastin për t\'u regjistruar në punëtori.



 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: