DOKUFEST 2015 SHPALL PROGRAMIN E PLOTË TË FILMAVE

E mërkurë, 22 korrik 2015

DokuFest shpall programin e plotë të filmave që do të shfaqen në edicionin e sivjetshëm të festivalit, i cili do të mbahet nga data 08-16 gusht 2015 në Prizren, Kosovë. 

Programi i sivjetshëm është përzgjedhur në mesin e një numri rekord i mbi 3.000 aplikimeve, ndërsa do të prezantoj 228 filma nga 43 vende të botës në 6 programe garuese dhe një numër të programeve speciale. Tema e festivalit këtë vit është migrimi i cili do të theksohet dhe hulumtohet në një numër të aktiviteteve, përfshirë panele dhe debate me filmëbërës dhe me ekspertë të ftuar vendor dhe ndërkombëtar. 

Një program i filmave të cilët fokusohen në çështjen e migrimit është krijuar ndërsa regjisori fitues i BAFTA dhe Daniel Mulloy edhe këtë vit kanë krijuar një kampanjë vizuale të mrekullueshme për temën e festivalit.

Përzgjedhja e këtij viti sjell disa nga titujt më të mirë të filmave dokumentar si dhe atyre të shkurtër dhe eksperimental, të cilat do të shfaqen në kinematë e hapura tanimë të njohura të Prizrenit, me ç’rast sivjet festivalit i është shtuar edhe një Kinema e hapun, the Dream Cinema (Kino Andrra).

DokuFest gjithashtu do të prezantoj një numër të madh të filmave shqip nga filmëbërës që jetojnë dhe punojnë në Kosovë, Shqipëri dhe jashtë. Dymbëdhjetë dokumentarë të shkurtër të prodhuar nga punëtoritë e DokuFest do të shfaqen në fesival poashtu. Festivali do t’i bëjë homazh njërit ndër filmëbërësve më të mëdhenjë botëror Albert Maysles, me shfaqjen e gjashtë filmave të tij, përfshirë filmat legjendar Gimme Shelter dhe Grey Gardens e poashtu edhe dy filmat e tij të fundit Iris dhe In Transit. Albert Maysles, i cili vdiq në fillim të këtij viti, në moshën 88 vjeçare, së bashku me vëllaun e tij David, ri-definuan filmëbërjen e dokumentarëve dhe ndikuan tek një brez i regjisorëve me aftësinë e tyre për të kapur realitetin ashtu siç ndodh. View From The World, programi jo-garues i festivalit prap do të sjell disa nga filmat më të mirë të këtij viti, përfshirë CITIZENFOUR, fitues i çmimit Oskar për filmin më të mirë dokumentar, The Wolfpack, senzacionin e Sundance dhe fituesin e çmimit të jurisë atje si dhe The Pearl Button, fitues i çmimit për skenarin më të mirë në këtë edicion të Berlinale. Program i pasur i këtij viti poashtu përfshin programin e kuruar nga kritiku i filmit Neil Young e që është një studim i skenës së pavarur të filmit amerikan në programin e titulluar Uncharted States of America (Shtetet e Bashkuara të paeksploruara) dhe programin e Pamela Cohn që tanimë është një eksplorim i vazhdueshëm i muzikës në filmin dokumetar, në programin e titulluar Sound of my Soul (Tingujt e shpirtit tim).


PROGRAMET GARUESE:

GARA E DOKUMENTARËVE TË BALLKANIT

GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMBËTAR

GARA E DOKUMENTARËVE TË MJEDISIT

GARA E DOKUMENTARËVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

GARA E FILMAVE TË SHKURTËR

GARA KOMBËTARE

 

PROGRAMET SPECIALE:

VIEW FROM THE WORLD

SHOULD I STAY OR SHOULD I GO: FILMS ON MIGRATION

UNCHARTED STATES OF AMERICA

SOUND OF MY SOUL

GOLDEN AGES OF CROATIAN EXPERIMENT

EFA SHORTS

[email protected]

TRIBUTE: ABLERT MAYSLES

FILMS ON FILM

FOOD ON FILM

LIFE IS ELSWHERE

STORIES WE TELL

FUTURE IS HERE

SPECIAL PRESENTATIONS

FLASHES


 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: