PERFORMANSË PUBLIKE: "SA M2 NJË VENDPARKING?!"

E enjte, 23 korrik 2015

Ec Ma Ndryshe fton të gjithë të marrin pjesë në performansën publike “Sa m2 një vendparking?!“ të cilën e organizojnë në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës...”, financuar nga Olof Palme International Center (OPIC), e cila përkrahet nga Qeveria e Suedisë. 

Aktiviteti “Sa m2 një vendparking?!“ do të mbahet më 24 korrik (e premte) me fillim në ora 11:00, në segmentin e rrugës ‘’Remzi Ademaj’’, pranë ish-librarisë së qytetit. Kjo performansë ka për qëllim përcjelljen e porosisë për promovimin e lëvizjes së lirë në trotuare. 

Nisur nga kjo, performansa “Sa m2 një vendparking?!“ do të inskenoj në sipërfaqen e një vendparkingu 2,5 m X 5 m një dhomë dite. Performansa bën thirrje për më shumë kujdes në rastin e bllokimit të hapësirës publike dhe se sipërfaqja 12,5 m2 e një vendparkingu është e barabartë me sipërfaqen e një dhome në të cilën mund të ndodhin shumë nga aktivitetet jetësore.

 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: