KINEMAJA E HAPUR "GREEN"

E enjte, 23 korrik 2015

Në kuadër të projektit “Mitrovica vepron gjelbër”, 7 Arte organizon aktivitetin tradicional Kinema e Hapur “Green" edicioni i 7-të. Për tre net me radhë (24 -26 Korrik 2015) do të shfaqen filma dokumentar në ambient të hapur pranë urës kryesore të lumit Ibër. 

Kinema e hapur “GREEN” tashmë është shndërruar në një aktivitet tradicional, që i dedikohet sensibilizimit dhe aktivizimit shoqëror rreth gjendjes së mjedisit. Njëherit, ofron promovimin e njohurive dhe përvojave ndërkombëtare me qëllim të nxitjes së ideve të reja për një zhvillim të qëndrueshëm të rajonit. Programi do të pasurohet me aktivitete argëtuese me ç’rast do të promovohen artist ë rinj vendor nga fusha të ndryshme të artit. Gjatë natës së parë do të shfaqet filmi dokumentar i metrazhit të gjatë “Waste land” në regji të Lucy Walker. Nata e dytë i dedikohet filmave të shkurtër dokumentar të prodhuar nga organizata 7 Arte dhe filma ndërkombëtar me tema mjedisore, ndërsa filmi “Everyday rebellion” me regji të vllezërve iranianë Arash T. Riahi dhe Arman T. do të sjell rrëfimin e formave moderne kreative, paqësore dhe civile të mosbindjes qytetare në vende të ndryshme të botës. Pas shfaqjes së çdo filmi do të nxitet debat mbi temën e trajtuar. 

 

Programi i Kinemase së hapur GREEN:

Nata e I-rë / e Premte / 24 Korrik 2015 – ora 20:00 

Waste Land (99 min)– Dokumentar Britaniko-Brazilian ne regji të Lucy Walker i cili përshkruan krijmitarine e artsitit modern ViE vendosur vetëm jashtë, Jardim Gramacho jo larg Rio de Janeiro në Brazil është deponia më e madhe e mbeturinave në botë. Artisti modern Vik Muniz punon me 

të ashtuquajturat katadores, burra dhe gra që grumbullojnë mbeturinat për të krijuar art nga materiale të riciklueshme. Muniz përzgjedh gjashtë nga mbledhësit e mbeturinave të paraqiten si subjekte në një seri të fotografive që imitojnë piktura të famshme. Në dëshirën e tij për të ndihmuar katadores dhe për të ndryshuar jetën e tyre, Muniz gjen veten të ndryshuar gjithashtu.


Nata e II-te / E Shtunë /25 korrik 2015 – ora 20:00

Filma artistik dhe dokumentar 

Çmimi i karbonit (2 min) / Climate Reality /Climate Reality

Rruga përpara (5 min) / Climate reality

Ndikimi i njeriut (5 min) Climate reality

Planeti ynë po vdes (5 min / Saving Earth

Mos u dorëzo (1min) / McCann Eriksson

 

Nata e III-te / E Shtunë /26 korrik 2015 – ora 20:00

Everyday rebellion (120 min) - është një dokumentar i drejtuar nga vëllezërit Arman dhe Arash Riahi. Filmi sjell rrëfimin e formave moderne kreative, paqësore dhe civile të mosbindjes qytetare në vende të ndryshme të botës. “Everyday Rebellion” është një thirrje e bazuar në fakte dhe inkurajim i njerëzve të thjeshtë për të mos pranuar që e ardhmja e tyre të cenohet nga qëllimet e ngushta të grupeve të caktuara.

 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: