PERFORMANSË PUBLIKE: "DRUNJ TË PASTËR"

E premte, 31 korrik 2015

Ec Ma Ndryshe fton të githë të marrin pjesë në performansën publike “Drunj të pastër“ e cila organizohet në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës...”, financuar nga Olof Palme International Center (OPIC), e cila përkrahet nga Qeveria e Suedisë. Aktiviteti që do të mbahet më 01 gusht (e shtunë) në ora 11:00, në rrugën ‘’Remzi Ademaj’’, në afërsi të Urës së Gurit. Ky aktivitet “Drunj të pastër” lidhet me shqetësimin e ngritur nga qytetarët, ambientalistët dhe vendimmarrësit lokal për dëmtimin e drunjve në qendër të qytetit, si rezultat i ngjitjes së vazhdueshme të posterëve reklamues dhe shpalljeve njoftuese. 

Gjatë kësaj performanse EC Ma Ndryshe do të prezantoj një prej alternativave për realizimin e tabelave, të cilat do të shërbenin për ngjitjen e materialeve të tilla njoftuese dhe reklamuese, me qëllim të lirimit të sipërfaqeve të drunjve. 

Performansa ‘’Drunj të pastër’’ bën thirrje për më shumë kujdes në ruajtjen e vlerave natyrore të qytetit. 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: