LIBURN JUPOLLI ME SOLO KONCERT NË LUMBARDH

E shtune, 01 gusht 2015

Muzikanti Liburn Jupolli, të Mërkurën me 5 Gusht nga ora 21:30 do të mbaj solo koncert autorial në Lumbardh.

Liburn Jupolli është i lindur në Kosovë me 11 Dhjetor 1989 në Prishtinë. Qysh nga mosha 12 vjeçare ka filluar të kompozoj  përderisa privatisht mësonte teori të muzikës dhe kompozim, pos mësimeve në drejtimin e pianos.  Pas mbarimit të shkollimit fillor dhe të mesëm, ai mbaroi dy vite studimi në drejtimin e kompozimit në klasën e prof. Zeqiria Balllata pranë Universitetit të Prishtinës. Prej vitit 2004 ai kryesisht ka kompozuar muzikë për teatër, film, animacione dhe produkcione të ndryshme vizuele dhe konceptuale në Ballkan dhe gjithashtu ka kompozuar për instrumentist dhe asnamble në Kosovë dhe jasht vendit.  Pos tjerash Liburni gjithashtu dizajnon dhe ri-modelon instrumented he nga viti 2010 ka punuar 5 instrumente të reja muzikore. 

Tani ai studion kompozimin në konsevatorin “Jacques Ibert” në Paris, pranë Stéphane de Gérando si dhe kompozim elektroakustik në CRR ne Paris pranë Denis Dufour. 

Muzika e tij deri më tani është performuar në Kosovë, Danimarkë, Francë, Gjermani, Itali, Angli dhe SHBA. 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: