PERFORMANSË PUBLIKE: "DRUNJ TË PASTËR"

E shtune, 01 gusht 2015

Ec Ma Ndryshe realizoi performansën publike “Drunj të pastër”, iniciativë kjo e marrë nga shqetsimet e qytetarëve dhe zyrtarëve social për mos kujdesin e drunjve në qendër të qytetit ku vazhdimisht ngjiten postera reklamues dhe shpallje njoftuese. Kjo performansë i bën thirrje qytetarëve për më shumë kujdes në ruajtjen e vlerave natyrore të qytetit përderisa drunjtë janë atribues kryesor në pastërtinë e ajrit, gjelbërimin dhe janë përbërës të rëndësishëm në peizazhin e qytetit. 

Për të evituar këtë, EC Ma Ndryshe propozon që në akset kryesore të rrugëve të vendosen tabela të cilat kanë për destinim ngjitjen e materialeve njoftuese dhe promovuese. Për këtë është realizuar një analizë, që është përqendruar në dy segmentet e rrugëve prej objektit të Komunës e deri te ura Arasta,  me ç’rast është parë se nga gjithsej 42 drunj të perimetrit 1,3 m deri në 2 m, sipërfaqja e cila shfrytëzohet për reklamim është rreth 50 m2. Në vend të kësaj, është propozuar një alternativë e tabelës reklamuese e cila ka hapësirë shfrytëzimi në te dy anët me gjithsej 5,24 m2. Në bazë të llogarive të dala nga analiza, aplikimi i kësaj tabele në 9 ekzemplarë përgjatë segmenteve të analizuara, do të lironte drunjtë nga njoftimet e reklamat.

Dimensionet e sipërfaqes për ekspozimin e njoftimeve dhe reklamave janë përcaktuar të jenë të përshtatshme edhe për fëmijët dhe personat me nevoja të veçanta. Paralelisht prezantimit të tabelës për pastrimin e drunjve nga materialet promovuese është bërë pastrimi i disa drunjve ekzistues, me thirrjen për më shumë kujdes në trajtimin e tyre në të ardhmen. 

 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: