DOKUFEST NË TIRANË

E shtune, 01 gusht 2015

DokuFest vie në Tiranë për të sjellur një përzgjedhje të filmave nga programi i pasur i këtij edicioni të XIV të DOKUFEST. 

Filmat e përzgjedhur do të shfaqen në Amfiteatrin e Hapur në Universitetin e Arteve të Bukura, Tiranë (Bulevardi Dëshmoret e Kombit) më 3 gusht, në ora 20:00.

Programi i filmave:

SHIPWRECK, Morgan Knibbe / Netherlands, 2014 - A boat carrying 500 Eritrean refugees sunk off the coast of the Italian island Lampedusa and Abraham was one of the survivors. / Një varkë që barte 500 refugjatë nga Eritrea u fundos në bregun e ishullit italian Lampedusa dhe Abraham ishte njëri nga të mbijetuarit.

THE CHICKEN, Una Gunjak / Germany, Croatia, 2014 - It's Sarajevo, year running 1993. As a present for her birthday, Selma gets a live chicken. When she realises the animal is going to be killed to feed the family, she decides to set it free. / Është Sarajevë, viti 1993. Si dhuratë për ditëlindjen e saj, Selma merr një pulë të gjallë. Kur ajo e kupton se kafsha do të vritet për ta ushqyer familjen, ajo vendos ta lirojë atë.

PAFTUAR, Roland Uruçi / USA, Albania, 2015 - During the 1990's Albania was in constant turmoil from civil war, failed pyramid schemes and a mass exodus of its own population. / Gjatë viteve ’90 Shqipëria ishte në trazira të vazhdueshme, nga lufta civile, skemat e dështuara piramidale dhe eksodi masiv i popullatës së vet.

DAO INDIE – AUNTIE MAAM HAS NEVER HAD A PASSPORT, Sorayos Prapapan / Thailand, 2014 –This film is a satire black comedy with social issue. The background is the Thai political movement against the government in the early of 2014./ Filmi është një komedi e zezë satire për problemet shoqërore. Në prapavijë është lëvizja politike tajlandeze kundër qeverisë në pjesën e parë të vitit 2014. 

NUSJA JONË, Yll Çitaku, Nita Deda / Kosovo, 2011 - The Goran community of Kosovo that live in Lubinje, have a tradition of dressing and making up a bride for her wedding day. / Komuniteti Goran në Kosovë të cilët jetojnë në Lubinje, e kanë traditë të veshin dhe të vizatojnë nusen në ditën e saj të martesës.

 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: