SHPAT DEDA TE LUMBARDHI
E shtune, 18 korrik 2015

Këngëtari Shpat Deda, të Premtën me 17 Korrik nga ora 21:30 do të mbaj koncert recital te Lumbardhi në Prizren.
"Molla e Parë" e ka marre "Shkëndinë" për dore e të dyja janë nisë për Lumbardh! Shpati vjen së bashku antarët e bendit me Nesim Maxhunin, Ilir Bajrin, Fatjon Miftarajn e Art Lokajn me e festu Bajramin me kangë e me na ba me vallëzu e me knu të gjithëve bashkë.
Këngët e Shpatit mund ti dëgjoni në www.shpatdeda.com.
Zanat magjike Nita edhe Rina do të kujdesen me pas për lëvizjen e trupit tuaj para dhe pas koncertit!
Hyrja: 3.