ME ART PUBLIK KUNDËR SHKATËRRIMIT TË PRIZRENIT

E martë, 11 gusht 2015

Përfunduan punimet në dy intervenimet artistike, pjesë të projekit të EC Ma Ndryshe "Aktivizmi kulturor dhe urban në Prizren". Pas promovimit të intervenimit të parë “Ura e dashurisë” në muajin maj, dy veprat e rradhës “UNË JAM MONUMENT” dhe “Analogjia inverse” zënë vendet e tyre në hapësirën publike të qytetit.

Intervenimi artistik "UNË JAM MONUMENT" i Senat Halitit synon të rikthejë Arastën e vjetër fizikisht, përmes volumetrisë fantome të urës së mbuluar. UNË JAM MONUMENT është homazh për qendrën që po zhduket dhe çdo gjë të bukur që kjo pjesë e qytetit dikur strehonte në brendinë e saj, e që sot më nuk i ka. Kjo vepër është një thirrje për institucionet përgjegjjëse të shtetit si dhe për qytetarët për të hapur sytë kundrejt realitetit të hidhur dhe për të vepruar dhe ruajtur vlerat kulturore të qytetit të Prizrenit.

Intrvenimi tjetër artistik “Analogjia Inverze”, me autore Nora Temaj, Mirëjetë Simitqiu dhe Fjolla Voca përmban në vete pjesën revitalizuese dhe atë artistike dhe është realizuar në hapësirën e Kejit me përdorimin e materialeve recikluese. Me anë të këtij intrvenimi autoret janë munduar të shprehin pakënaqësinë e qytetarëve për degradimin dhe mos kujdesin ndaj hapësirave publike nga institucionet përgjegjëse. Ky intervenim është revoltë ndaj dinamikës së ndërtimeve në Prizren, sidomos atyre që po e shkatërrojnë qendrën historike dhe kujtesën kolektive e cila është shtresuar përgjatë një kohë shtrirjeje prej mijëra vjetësh qysh nga formimi i qytetit. 

 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: