CEREMONIA E MBYLLJES SË DOKUFEST

E diel, 16 gusht 2015

Edicioni i XIV i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest, do të përfundojë sonte. Ceremonia përmbyllëse do të  zhvillohet nga ora 20:00 në Kino Lumbardhi në Prizren, ku do të shpallen fituesit e të gjitha kategorive të festivalit.

Për nëntë ditë rradhazi DokuFest 2015 ka qenë i dedikuar për temën "Migrimi”, dhe ka paraqitur disa nga dokumentarët më të mirë ndërkombëtar. Përveç shfaqjes së filmave, në këtë edicion u organizuan aktivitete të shumta ku u përfshinë masterklase të drejtuara nga regjisorë shumë të vlerësuar, seminare, debate, dhe muzicient të mire njohur performuan në DokuNights të cilët u kujdesën maksimalisht që të argëtojnë publikun dhe që të mos i ze gjumi as për një minutë.

Në se nuk keni pasur mundësi të shikoni filmat fitues, menjëherë pas shpalljes së ceremonisë së mbylljes, të gjithë filmat fitues të të gjithë kategorive do të shfaqen në vende të ndryshme të DokuFest në të gjithë Prizrenin. Fituesit do të shpallen nga kategoritë e mëposhtme:  Best International Short; Best Balkan Newcomer; Best National Film; Best Balkan Dox; Best International Short Dox; Best International Feature Dox; Best Human Rights Dox; and Best Green Dox.

Filmi i cili do të mbyll këtë edicion të festivalit është filmi "Iris", i cili është pjesë e Programit Special të festivalit 'Tribute To Albert Maysles'. Pas ceremonisë së mbylljes dhe shfaqjen e filmit "Iris", programi i fundit DokuNights për këtë vit do të zhvillohet në kinemanë Lumbardhi. 

Si traditë tashmë, DokuFest në performancën përmbyllëse të këtij viti edhe një herë do të sjell tingujt tradicionalë për të gjithë adhuruesit e këtij zhanri. Nezafete Shala dhe familja e saj e përbërë nga muzicient të shkëlqyer do të luajnë këngë tradicionale popullore shqiptare, dhe më pas DJ Loni do të ndjekë hapat e artistes Nezafete Shala për të përfunduar mbrëmjen muzikore për këtë vit.


 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: