EDICIONI I VI I ANIBAR

E hënë, 24 gusht 2015

ANIBAR si çdo vit tjetër edhe sivjet është munduar të përzgjedhë 200 filma të animuar duke i ndarë ato në kategori sipas moshës së shikuesëve. Edhe këtë edicion prezent në Anibar do të jenë emra te rëndësishëm të produksioneve të filmave të animuar. Një nga bashkëpunëtorët e Anibarit nga Italia Ottomani Laboratori i cili ishte i pranishëm edhe vitin e kaluar vjen edhe këtë vit për ti mësuar fëmijët më tepër rreth filmave të animuar dhe për të punar tre filma të animuar të metrazhit të shkurtër. Anibari sjellë regjisorë, producentë, animatorë, skenaristë dhe krijues të filmave pjesmarrës me qëllim që adhuruesit e filmave të animuar të njoftohen prej së afërmi me punën e tyre.

I ftuar special për këtë edicion ishte truri i prapaskenës së serialit ‘’The Simpsons’’ producenti Mike Reiss i cili tregoji përvojën e tij 26 vjeçare me serialin, shpalosi tregime për të kaluarën e shfaqjes, ballafaqimin me të ftuarit yje dhe pengesat e qasjeve. Producenti gjithashtu mbajti një masterklasë për “mjeshtërinë e të shkruarit” dhe dha këshilla e sygjerime për duke u bazuar në përvojën e tij shumë vjeçare si skenaritst dhe regjisor.

Këtë vitë Anibari filmat po i shfaqë në 4 lokacione: 

1. Kino Jusuf Gervalla

2. Teatri Istref Begolli

3. Dhe kinot e hapura të cilat do të gjenden në parkun e qytetit Karagaqi:

4. Kino kubat dhe kino liqeni

Çdo natë pas aktiviteteve dhe shfaqjeve të filmave në parkun e qytetit mbahen ndenjat në të cilat do të performojnë këngëtarë dhe DJ të njohur Kosovarë.

Për më shumë detaje rreth kohës dhe vendeve të zhvillimit të aktiviteteve do informoheni vazhdimisht në rrjetet sociale si Instagram – anibar_official , Twitter – Anibarfest dhe në faqen zyrtare në Facebook.

 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: