EDICIONI I III I FEM-ART

E martë, 25 gusht 2015

Për herë të tretë me radhë, Artpolis do të organizojë festivalin FemArt - Festivalin Rajonal të Artisteve Femra në Prishtinë nga data 7-11 tetor 2015. Gjatë dy edicioneve të kaluara, festivali ka arritur misionin e saj duke siguruar një vend mikpritës për femrat artiste për të treguar artin e tyre, të frymëzuar nga tema sociale dhe të drejtat e njeriut në rajonin e Ballkanit si dhe sigurimin e një atmosfere argëtuese dhe dinamike për vizitorët për të mësuar për çështjet sociale me të cilat përballen gratë e Kosovës, dhe në veçanti femrat artiste në rajon.

Festivali është përdorur si një platformë për inicimin dhe paraqitjen e ideve dhe krijimet që sjellin përpara konceptet feministe dhe zhvillimet e saj në Kosovë dhe të avokohet për të drejtat e barabarta të grave dhe ndërtimin e paqes në rajon. Ky edicion i festivalit do të sjellë së bashku 100 artiste femra lokale dhe nga rajoni të të gjitha niveleve të eksperiencave, nga ato për herë të parë e deri te ato profesioniste.

Festivali do të shfaqë krijime origjinale artistike përfshirë këtu shfaqje Teatri, filma, koncerte muzikore, promovime librash, modë, performime, instalacione, poezi, seminare, tribuna, art rrugor dhe forma të tjera të artit të krijuara nga artistet femra dhe artistët meshkuj feminist nga Kosova dhe rajoni (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Bullgaria, Hungaria dhe Turqia).

Programi i festivalit do të përfshijë temat si: Të drejtat e njeriut, Drejtësia tranzicionale në Ballkan, Fuqizimi i gruas, LGBT, Dhuna ndaj grave, Shëndetin riprodhues dhe tregime rajonale në lidhje me sukseset e këmbimit, etj. Programi do të jetë i hapur dhe i arritshëm për të gjitha grupet e komunitetit dhe pa pagesë për të gjithë anëtarët e interesuar.

Programi do të përzgjidhet nga një grup i artistëve dhe aktivistëve të CSO të cilët kanë përvojë në forma të ndryshme të artit që kanë lidhshmri me çështjet sociale dhe krijimet e artit.

Aplikacioni do të jetë i hapur nga data 24 gusht dhe do të mbyllet me 15 shtator 2015.

Nëse ju si një artist ose organizata juaj është e interesuar për të aplikuar me një prodhim të filmit, shfaqje teatrore, promovim të librit, ekspozitë fotografike, punëtori, leksione apo çfarëdo forme tjetër të artit ju lutem përgjigjuni në e-mail adresën [email protected] dhe do të diskutojmë më tej për propozimin tuaj artistik. Në rast se puna juaj është zgjedhur festivali do të mbulojë 2 ditë akomodim dhe ushqim për ekipin tuaj, mëditje, dhe do të hiqen disa shpenzime të transportit në bazë të asaj se si bihet dakord. 

 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: