HAPU HAP THIRRJEN PËR VULLNETARËT

E martë, 25 gusht 2015

Teatri Oda njofton që ka hapur thirrjen per Vullnetarët për edicionin e parë të Festivalit ''HAPU'.

Festivali i artit në hapësirë publike “HAPU” do të mbahet me 6-12 shtator 2015 në Prishtinë.

Vullnetarët e interesuar për të kontribuar në festival duhet të jenë: Të rinjë mbi moshën 16 vjecare, të motivuar dhe të zellshëm për punë vullnetare dhe aktivizëm, të gatshëm për të punuar në baza ditore, të aftë për të dëshmuar perfitimin nga angazhimi vullnetar.

Afati i fundit për aplikim është 2 shtator 2015.

Apliko në: [email protected], në faqen zyrtare te festivalit HAPU ose kontaktoni në nr: 038/246-555, 049/246-555.

 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: