JAZZ FESTIVAL PRISHTINA

E shtune, 01 nëntor 2014

Prishtina Jazz Festival erdhi në edicionin e tij të dhjetë dhe prapë ishte përkujdesur që të sjellë muzicientë nga e gjithë bota. #improvisekosova ishte sllogani i festivalit këtë edicion, i cili zgjati për shtatë netë rradhazi. Ky edicion solli shumë artistë të vendeve të ndryshme ku parakaluan në netët e këtij festivali, i cili këtë herë e kishte edicionin jubilar dhe me plot risi.

Natën e parë festivalin e hapën muzicientët Dukagjin Muhaxheri, Nesim Maxhuni, Ilir Bajri, Visar Kuçi e Armend Xhaferi, ndërsa Bojan Zulfikarpasic, Thomas Bramerie dhe Martin Wijnk erdhën në natën e dytë. Natën e tretë vjen Joja Wendt Trio, e më pas festivalin e begatojnë Francesco D`Errico Quartet.

Sivjet në festival erdhi edhe Ivan Paduart, fitues i vendit të dytë në International Jazz Competition at La Defense më 1989 në Paris, e po ashtu edhe kompozitorja e pianistja Kaja Draksler.

Festivalin e mbyllën Williard Dyson & the WDQT. Të gjitha netët e festivalit nisën në ora 20:00 në Teatrin Oda, në Prishtinë.


 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: