Aktivitetet e Forumit Kulturor

E mërkurë, 10 shtator 2014FOKUS GRUPI “ZHVILLIMI KULTUROR NË KOSOVË”Fokus grupi “Zhvillimi kulturor në Kosovë”, u mbajt më 30 shtator 2014 në Prishtinë, në kuadër të projektit Forumi për Zhvillim Kulturor, i cili ka për qëllim të zhvillojë më tutje dhe të forcojë Forumin Kulturor të themeluar në vitin 2011, duke ofruar këshilla dhe njohuri të vlefshme për politikat kulturore të Kosovës.më shumë
E mërkurë, 13 gusht 2014KULTURA NUK ËSHTË PRIORITET I KOMUNAVE TË KOSOVËSForumi Kulturor në bashkëpunim me Anibar kanë mbajtur debatin “Kultura në komunat e Kosovës”, me panelistë: Engelbert Zefaj, drejtor i kulturës në komunën e Pejës, Kujtim Isa, drejtor i kulturës në komunën e Mitrovicës, Albert Heta nga Stacion CCA dhe Vullnet Sanaja nga Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Pejë. më shumë
E hënë, 16 qershor 2014FOKUS GRUPI “BUXHETI SHTETËROR PËR KULTURËN”Forumi Kulturor ka mbajtur fokus grupin e dytë të projektit “Forumi për Zhvillim Kulturor”, ku është diskutuar për buxhetin shtetëror të Kosovës për kulturën. Diskutimi në fokus grup u orientoua rreth temave të hulumtimit të dytë të projektit, i cili po e analizon buxhetin e shtetit të Kosovës për kulturën në të dy nivelet e qeverisjes.më shumë
E hënë, 16 qershor 2014VAZHDOJNË TAKIMET NËPËR KOMUNA NË KUADËR TË PROJEKTIT “FORUMI PËR ZHVILLIM KULTUROR”“Forumi për Zhvillim Kulturor” ka filluar një raund të dytë të takimeve nëpër komuna me qëllim ndërtimin e një bashkëpunimi dhe dialogu të vazhdueshëm midis autoriteteve publike dhe kulturës së pavarur. më shumë
E premte, 13 qershor 2014RRJETI I ORGANIZATAVE TË KULTURËS NË PEJË – RROK PEJAEdhe në Pejë është themeluar Rrjeti i Organizatave Kulturore (RrOK Peja), rrjet ky joformal i organizatave kulturore të kësaj komune. Misioni i rrjetit është që të zhvillojë dhe koordinojë aktivitetet kulturore dhe të arrij një impakt ekonomik në nivel lokal, përmes strukturimit te ofertës turistike duke u bazuar në ngritjen e cilësisë dhe sasisë së aktiviteteve kulturore.më shumë
Artikuj: 53
Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: