ORGANIZATAT E PAVARURA TË KULTURËS NË MALISHEVË
E martë, 27 janar 2015

Në Komunën e Malishevës u mbajt takimi i përbashkët në mes të Forumit Kulturor dhe Organizatave të Pavarura Kulturore të Malishevës. Në takim u diskutua për nivelin e zhvillimit të kulturës në vend, bashkëpunimin ndërmjet organizatave kulturore dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe u diskutua për mundesinë e rjetëzimit lokal të këtyre organizatave kulturore dhe përfshirjen e tyre në punën e Forumit Kulturor.
Përfaqësuesit e organizatave të pavarura të Kulturës shprehën gadishmëri për të bashkëpunuar duke marur si model rrjetet e organizatave kulturore të komunave tjera të Kosovës, në mënyrë që nëpërmjet këtij rjetëzimi lokal njërzëri të kenë më shumë ndikim dhe qëndrueshmëri në zhvillimin kulturor të Malishevës.