FORUMI KULTUROR I KOSOVËS PJESËMARRËS NË PANAIRIN E PRODUKTEVE SHQIPTARE "ARGJIRO FEST ON" 2015

Në Gjirokastër ka filluar Argjiro Fest ON 2015, një aktivitet kulturor, që përveç Festivalit Tradicional Folklorik, përmban edhe Panairin e Produkteve Shqiptare. Kjo festë madhështore përveç që synon të argëtojë vizitorët dhe shikuesit, të promovoj vlerat e trashëgëmisë kulturore, ajo gjithashtu synon të joshë turistët vendas dhe të huaj në hapje të sezonit të sivjetshëm.
Forumi Kulturor i Kosovës, Teatri ODA, Dokufest dhe Ec Ma Ndryshe marrin pjesë në Mega Panairin e Produkteve Shqiptare në kuadër të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës Argjiro Fest ON. Panairi i Produkteve Shqiptare Argjiro Fest ON ka filluar me datë 10 maj dhe do të zgjasë deri më 16 maj, 2015, në Qendrën Historike Gjirokastër, Odeoni.
Objektivat kryesore e pjesmarrjes në këtë panair është njoftimi, prezentimi dhe promovimi i Rrjetit të Organizatave të Pavarura Kulturore të Kosovës. Me pjesemarrjen e pothuajse 160 prodhuesve vendas, konsumatori vendas dhe i huaj do të njihet me vlerat kulturore, artistike, ekonomike dhe tregtare.

