TAKIMI ME DREJTORINË E KULTURËS DHE KOMUNITETIN KULTUROR TË GJAKOVËS
E martë, 16 qershor 2015

Në kuadër të projektit "Forumi për Zhvillim Kulturor", vazhdojnë takimet nëpër komuna të Kosovës ku i rradhës ishte takimi i përbashkët ndërmjet Forumit Kulturor, Drejtorisë së Kulturës dhe Komunitetit Kulturor të qytetit të Gjakovës.
Qëllim i këtij takimi ishte ndërtimi i një bashkëpunimi dhe dialogu të vazhdueshëm midis autoriteteve publike dhe kulturës së pavarur dhe munndësia e rrjetëzimit lokal të këtyre organizatave kulturore, avokimit për politikat kulturore lokale dhe përfshirjes së tyre në punën e Forumit Kulturor.