TAKIMI ME DREJTORINË E KULTURËS DHE RROK PEJA

Në kuadër të projektit "Forumi për Zhvillim Kulturor", vazhdojnë takimet nëpër komuna të Kosovës ku i rradhës ishte takimi i përbashkët ndërmjet Forumit Kulturor, Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe RrOK Peja.
Qëllim i këtij takimi ishte vazhdimsia e bashkëpunimit dhe dialogut në mes të autoriteteve publike dhe kulturës së pavarur. Në takim u diskutua për ndërtimin e një strategjie të qëndrueshme për zhvillim kulturor në nivel lokal ndërmjet DKR-së dhe RrOK Peja si dhe përpilimin e agjendës së përbashkët kulturore.
Gjithashtu u dikutua edhe mundësia e delegimit të një personi nga DKR-së me të cilin RrOK Peja do të bashkëpunoj në ndërtimin e politikave të përbashkta kulturore, reagimin e RrOK-ut ndaj ndarjes jo transparente të subvencioneve si dhe mënyrën se si Forumi Kulturor mund ti ndihmojë në realizimin e qëllimeve të përbashkëta.