FORUMI KULTUROR - GJILAN

E premte, 15 shkurt 2013

Forumi Kulturor Gjilan u mbajt më 7 nëntor 2012, në Qendrën e Artit Bashkëkohor “Varg e vi”, Gjilan.

Çështjet për diskutim në Debatin  ishin:

Cila do të ishte mënyra më efikase dhe demokratike për zhvillim të jetës kulturore në komunën e Gjilanit.
Përcaktimi për një strategji të përbashkët të OPK me qëllim të zhvillimit të komunikimit mes organizatave si dhe mes institucioneve relevante.
Krijimi i Rrjetit lokal Forumit Kulturor – Gjilan. Formal apo joformal?
Çka parasheh strategjia zhvillimore e Kulturës në Komunën e Gjilanit?
Krijimi i Këshillit për Art dhe Kulturë, si trup këshillëdhënës për çështje të kulturës në Komunën e Gjilanit.

Ftesa dhe agjenda – Forumi Kulturor Gjilan, 07 nentor 2012

Raport i FK Gjilan nentor 2012

Lidhur me këtë Forum gjithashtu mund të lexoni edhe një artikull të publikuar në “Kosova Sot”:

FINANCIMI i OJQ – Avni Rudaku -Rudi – KosovaSot, 10.11.2012

U organizua një tjetër Forum në Shkurt 2013 në Gjilan duke përcjell punën e mëparshme me intervenime dhe duke krijuar bazat për krijimin e një rrjeti lokal për organizatat kulturore të pavarura. Ky aktivitet u organizua me anëtarin e FK nga Gjilani, ORIN në bashkëpunim me RIVERSIDE, një organizatë e re kulturore në Gjilan.

Ftesa dhe agjenda FORUMI GJILAN Shkurt 2013

Raporti i FK Gjilan – Shkurt 2013    

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: