KONFERENCA VJETORE E FORUMIT KULTUROR

E hënë, 25 shkurt 2013

Konferenca vjetore është aktiviteti që përmbledh aktivitetin vjetor të rrjetit dhe si ngjarje prodhon rekomandime që inkurajojnë ndryshime në mjedisin kulturor në vitin që vjen.

Konferenca e parë vjetore u mbajt më 11 shkurt 2013 në Prishtinë dhe u konceptua për të dhënë dritë në problemet e përgjithshme kulturore në shtet, me fokus specifik në kulturën e pavarur, duke sjellë eksperienca dhe shembuj nga regjioni gjegjësisht Bulgaria e Turqia dhe gjithashtu duke e theksuar rëndësinë e bashkëpunimit kulturor jashtë kufijve me fokus të veçantë në procesin integrimit të Kosovës në BE dhe rolin e kulturës në këtë proces.

Konferenca Vjetore e FK 02Sesione ende më të përqendruara të konferencës trajtuan dhe provuan t’i përgjigjen çështjeve në vazhdim: Rruga e gjatë e pjesëmarrjes kulturore në demokraci: Nga hyrja në pjesëmarrje, nga audienca deri te aktorët (të drejtat kulturore, legjislacioni nacional dhe internacional, praktika, qeverisja dhe qasja pjesëmarrëse në bërjen e politikave kulturore; rastet e Turqisë dhe Stambollit 2010 Kryeqyteti Evropian i Kulturës); kultura e pavarur dhe marrëdhënia e saj me qytetarët; Kultura lokale dhe aktorët lokalë; Qeverisja e mentalitetit në kulturë; Krahasimet; Programi komunal i Sofjes “Kultura” – si u krijua? Si u zhvillua?; Kalendari Kulturor i Sofjes 2012-2022; Krijimi i Shoqatës së Festivaleve Bullgare; Mundësitë Evropiane për financim të Konferenca Vjetore e FK 03kulturës.

AGJENDA e Konferences vjetore te Forumit Kulturor

Raportin e detajuar me rekomandime si dhe dokumente tjera të konferencës mund ta lexoni këtu:

Konferenca Vjetore e FK 04Raporti me rekomandime – Konferenca Vjetore e Forumit Kulturor

Më shumë për folësit dhe diskutantët në konferencë:

Folesit dhe Diskutantet

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: