TË MENDUARIT STRATEGJIK, PLANIFIKIMI DHE NGRITJA E FONDEVE PËR MENAXHERËT KULTURORË, PA E LËNË ANASH KREATIVITETIN

E premte, 21 dhjetor 2012

Bazuar në rezultatet e dala nga punëtoritë e organizuara për identifikim të nevojave për ndërtim të kapaciteteve nga anëtarët, FK ka organizuar trajnime për përfaqësuesit e organizatave anëtare.

Trajnimi i parë u organizua në dhjetor të viti 2012 në set prej dy punëtorive trajnuese:

  • Eksplorimi i Menaxhimit Kulturor dhe demistifikimi i Planifikimit Strategjik; dhe
  • Ngritja strategjike e fondeve për organizatat artistike; Mënyra kreative për gjenerimin e të ardhurave; Ngritja e fondeve në kuptimin “SMART” nga fondacionet dhe agjencitë.


Punëtoritë u udhëhoqën nga Sue Kay nga Mbretëria e Bashkuar.

Pjesëmarrësit kaluan përmes manualeve me trajnuesen në fushat e përmendura më lart. Manualet dhe shembuj të aplikacionit që u janë shpërndarë anëtarëve e të cilat shërbejnë për të aplikuar këto metoda edhe përbrenda organizatave janë në dispozicion për anëtarët e Forumit Kulturor këtu.

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: