VAZHDOJNË TAKIMET ME DREJTORITË KOMUNALE TË KULTURËS DHE KULTURËN E PAVARUR

E diel, 12 tetor 2014

“Forumi për Zhvillim Kulturor”  ka vazhduar takimet nëpër komuna me qëllim ndërtimin e një bashkëpunimi dhe dialogu të vazhdueshëm midis autoriteteve publike dhe kulturës së pavarur. Takime me drejtoritë komunale për kulturë janë zhvilluar në komunën e Mamushës, Prishtinës, Pejës, Prizrenit dhe Gjakovës dhe gjithashtu kanë vazhduar edhe takimet me  organizatat e pavarura të kulturës. Tanimë janë themeluar rrjetet lokale të organizatave të kulturës në Mitrovicë (RrOK Mitrovica), Pejë (RrOK Peja)  dhe Gjilan (TOK) dhe gjithashtu shumë shpejtë pritet edhe themelimi i rrjetit në komunën e Gjakovës.

Në këto takime janë diskutuar mundësitë për bashkëpunim midis institucioneve të shtetit për kulturë dhe kulturës së pavarur. Gjithashtu është debatuar mbi cështjet dhe problemet që e shqetësojnë kulturën e pavarur.
 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: