FOKUS GRUPI "POLITIKAT KULTURORE NË KOMUNAT E KOSOVËS"

E enjte, 06 nëntor 2014

Forumi për Zhvillim Kulturor mbajti sot fokus grupin e rradhës "Politikat kulturore në komunat e Kosovës". Ky projekt i themeluar më 2011 ka për qëllim të zhvilloj dhe të forcoj Forumin Kulturor duke ofruar këshilla dhe njohuri të çmueshme për politikat kulturore të Kosovës. Diskutimet në fokus grup u orientuan rreth çështjeve të trajtuara në hulumtimin e fundit të projektit, i cili gjerë më tani është duke i analizuar politikat kulturore në katër komuna të Kosovës si: Prizren, Pejë, Prishtinë dhe Graçanicë. Në fokus grup u validuan të gjeturat preliminare të hulumtimit, raporti i të cilit do të publikohet gjatë muajit Nëntor 2014.

Prezentimin e raportit e bënë: Albert Heta dhe Donjetë Murati (Stacion Qendra për Art Bashkohor), bartës të hulumtimit. Pjesëmarës të fokus grupit ishin: Kamuran Goranci (MKRS), Valbona Shujaku (KK Prishtinë), Elgebert Zefaj (Drejtor i Kulturës, Pejë), Lulzim Hoti (7Arte), Doruntina Ukimeri (Forumi Kulturor), Nita Luci (Alter Habitus), Valon Ibraj (Teatri ODA), Hajrulla Çeku (Forumi Kulturor), Qëndrim Muçolli (gazetar i kulturës, Zëri), Arsim Osmani (Asociacioni i komunave të Kosovës).

Diskutimi u orientua rreth temave si: Korniza e politikave që rregullon kulturën në nivel komunal, Dokumentet strategjike të kulturës, Buxheti që komunat ndajnë për kulturën, Komunikimi i komunave me sektorin e pavarur të kulturës, Komunikimi i Kulturës me sferat tjera të politikave komunale si dhe Sfidat kryesore të zhvillimit të kulturës në Komunat e Kosovës. Ajo që u theksua më së shumti nga pjesëmarësit ishte se ne si shoqëri Kosovare duhet ta ndërrojmë konceptin e të menduarit kulturë.

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: