ORGANIZATAT E KULTURËS NË JUNIK

E martë, 28 tetor 2014

Në Qendrën Rajonale të Turizmit në Junik u mbajt takimi i përbashkët në mes të Forumit Kulturor dhe Organizatave të Kulturës së Komunës së Junikut. Në takim u diskutua mbi mundësinë e përfshirjes të organizatave të këtij rajoni në punën e Forumit Kulturor dhe rrjetëzimit lokal. Përfaqësues të organizatave të pavarura të kulturës, Qendra Rajonale e Turizmit, komuna e Junikut dhe Këshilli i Veprimit Rinor Lokal shprehën gatishmëri për të bashkëpunuar në mënyrë që sektori i pavarur i kulturës të ketë më shumë ndikim dhe të jetë më i qëndrueshëm. Pjesëmarrësit gjithashtu u pajtuan për ndarjen reciproke të eksperiencave me rrjetet e organizatave të kulturës së komunave tjera të Kosovës.  

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: