Kush jemi ne

Rrjeti i Organizatave të Pavarura të Kulturës – Forumi Kulturor i Kosovës është një iniciativë e përbashkët e organizatave të skenës së pavarur kulturore në Kosovë me synim që të arrijë që ky sektor të jetë sa më i begatë, i larmishëm, me ndikim, i pavarur i qëndrueshëm, pro aktiv dhe me ndikim përmes aktiviteteve të vetë-organizimit, të rrjetëzimit , konsolidimit të zërit të përbashkët, mbështetjes dhe ndarjes reciproke të eksperiencës, ndërtimit të  kapaciteteve si  dhe nëpërmjet avokimit për njohjen dhe përfshirjen e sektorit kulturor në proceset e vendimmarrjes.

Forumi Kulturor u themelua me iniciativën e Teatrit ODA dhe në mars të vitit 2012 mbajti Kuvendin e Përgjithshëm themelues me 22 organizata të pavarura kulturore si anëtare.

Organizatat anëtare nënshkruan Deklaratën e Themelimit.

Deklarata e Themelimit

Aktiviteti i Forumit Kulturor përkrahet financiarisht nga Programit kulturor Zviceran për Ballkanin Perëndimor (SCP) dhe Olof Palme International Centre

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: