Anëtarët e rrjetit

  

7 ARTE - MITROVICËMbështetje artistëve, veçanërisht filmbërësit, zhvillimi dhe promovimi i kulturës së përbashkët evropiane; promovimi i artistëve dhe industrisë kreative; prodhim i skenarëve, filmave, performancave tjera artistike; shkëmbime kulturore në nivel rajonal e ndërkombëtar.
tel: +377 44 355 478, +386 49 146 523
email: [email protected]
website: www.7-arte.org

ALBANIADA - PrishtinëQëllimi i Albaniadës është që gjeneratat e reja të njoftohen me sportet dhe lojërat që të parët tanë i kanë luajtur por që me kohë ky të jetë edhe një eveniment që do të tërheqë interesimin e turistëve por edhe kurreshtarëve të tjerë nga rajoni dhe bota. Ajo synon të rikthej Sportet dhe Lojrat e Vjetra Shqiptare ngase ato paraqesin një thesar të trashëgimisë sonë kulturore të krijur ndër shekuj.
tel: 038 226 257
email: [email protected]

ALO - PODUJEVËPromovim i teatrit dhe filmit nëpërmjet produksione të saj apo përmes organizimeve të ndryshme të shfaqjeve filmike në Kosovë dhe në veçanti në vendet me infrastrukturë të dobët kulturore; organizimi i aktiviteteve tjera artistike.
ALTER HABITUS - PRISHTINËInstituti për Studime në Shoqëri dhe Kulturë është institut alternativ akademik feminist që mëton të përhap dijen dhe të krijojë hapësirë për mendimin kritik dhe kreativ, drejt formësimit të mëtutjeshëm të angazhimit kulturor e politik në Kosovë.
ANIBAR - PEJËPromovimi i prodhimeve të filmave të animuar dhe shfaqja e tyre. Mbajtja e trajnimeve me qëllim të zhvillimit të animimit dhe teknikave të ndryshme.
tel: +386 (0) 49 667 319
email: [email protected]
website: www.anibar.com
ARS KOSOVA FOUNDATION - PRISHTINËPromovimi dhe organizimi i festivalit të muzikës klasike.
ARTPOLIS - PRISHTINËArtpolis është një organizate joqeveritare kosovare qe promovon kulturën, artin dhe bashke-ekzistencën multietnike përmes dialogut shoqëror, dhe përdore teatrin si një shtylle për të promovuar diversitetin. Themeluar me 2004 misioni primar është të ngrit zhvillimin kulturor përmes një dialogu te hapur shoqëror.
ATTA (Akademia për Trajnim dhe Asistencë Teknike) - PRIZRENATTA është e profilizuar në ndërtim të kapaciteteve të grupeve formale dhe jo-formale për menaxhim të qëndrueshëm, zyrtarëve të administratës publike, hartim të politikave publike, kulturë dhe integrime evropiane.
tel: +381 29 233 959,
email: [email protected]
website: www.atta-ks.org
CTI-P – Centre for Tolerance and Integration - PEJËKontribuimi në ndërtimin e një shoqërie demokratike, luftimin për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për shoqërinë civile në mbështetjen e aktiviteteve që kontribuojnë në tolerancë, edukim për demokraci, përmirësim të cilësisë të jetës së qytetarëve, organizimin i seminareve dhe forma të tjera të arsimimit profesional, ngritjen e kapaciteteve të të rinjve. Po ashtu është në bashkëpunim të vazhdueshëm me organizata të ngjashme për implementimin e projekteve që synojnë demokratizimin e shoqërisë, luftën kundër korrupsionit etj.
CULTURIST - PRISHTINËAktivitete trajnuese që realizohen në Kosovë në formë të ligjëratave interaktive, me ekspertë lokal, regjional ose internacional në fushën e menaxhmentit për kulturë, menaxhimin e projekteve dhe trajnime profesionale për zhvillim të mëtutjeshëm të aftësive artistike. Po ashtu merret me aktivitetet që përkrahin pjesëmarrjen e menaxherëve kulturor në trajnime ose programe afat-shkurtra internacionale ose regjionale; Aktivitete që ofrojnë shkëmbim kulturor internacional dhe regjional për artistët dhe audiencën Kosovare dhe aktivitete që mundësojnë ko-produksion internacional në mënyrë që të promovohet dhe integrohet kultura kosovare jashtë vendit.
DAM – Qendra e Artit Muzikor - PRISHTINËAktiviteti kryesor është organizimi i Festivalit Ndërkombëtar të Muziktarëve të Rinj si dhe organizimi i punëtorive të ndryshme për muziktarë të rinj dhe studentë të Fakultetit të Arteve, të udhëhequr nga emra të njohur të pedagogjisë muzikore dhe artistë të dalluar shqiptar dhe botëror. Festivali DAM si aktivitet tjetër kryesor i kësaj shoqate, njëherësh është edhe takim në mes të studentëve që studiojnë nëpër Institute të Larta të Arsimit Muzikor në botë me student të cilët studiojnë në Kosovë.
tel: +377 (0) 44 555 404
email: [email protected]
website: www.damfest.com
DardaMEDIA - Prishtinë
Dardameida mirret me shkrimin dhe publikimin e lajmeve, shërbime multi-mediale, video & photo, pr & marketing, web dhe grafik dizajn.
DOKUFEST - PRIZRENOrganizimi i filmave dokumentar dhe të metrazhit të shkurtër, festivali i filmit “Dokufest”, trajnime për filma dokumentarë, etj.
tel: +381 29 233 718
email: [email protected]
website: www.dokufest.com
EC MA NDRYSHE - PRIZRENQëllimet kryesore të organizatës janë: promovimi i qytetarisë aktive dhe pjesëmarrëse dhe ngritja e vetëdijes qytetare për mbrojtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore.
tel: +381 38 224 967 & +381 29 222 771
email: [email protected]
website: www.ecmandryshe.org
ERA group - PejëMisioni i kësaj organizate është që të promovojë dhe të rris vetëdijen dhe përgjegjësinë për mjedisin, sigurimin e arsimit cilësor mjedisor, aktivitete në natyrë dhe ato ndërgjegjësuese, rritje të pjesëmarrjes në eksplorimin e natyrës dhe ekoturizmit, mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit, peizazhit dhe diversitetin biologjik, inicimin dhe forcimin e zhvillimit ndërkufitar malor të integruar të qëndrueshëm.
tel: +386 49 264 772
email: [email protected]

ESTA KOSOVA - PRISHTINËOrganizimi i masterkurseve me profesorë vendor dhe nga jashtë. Përbëhet nga profesorë të instrumenteve harkore të fakultetit të muzikës, shkollës së mesme dhe fillore të muzikës. Po ashtu organizon koncerte me orkestrën harkore e cila është pjesë e kësaj organizate.
EVOLUTION DANCE - PRISHTINËMësime me mbi 15 lloje vallëzimi për fëmijë dhe të rritur.
Fondacioni për Trashëgimi Kulturore “LEGATUM” - PRIZRENMbrojtje e trashëgimisë kulturore; trajnime, seminare, punëtori të ndryshme.
tel: +386 49 117 233
email:
[email protected]
FRYMA E RE - PRISHTINËOrganizimi i ngjarjeve kulturore: koncerteve, festivaleve, ekspozitave, shfaqjeve teatrale dhe ngjarjeve të tjera kulturore në shërbim të vetëdijesimit në fushën e të drejtave të njeriut, sidomos të grave, të fëmijëve dhe atyre me aftësi të kufizuara.
GALERIA QAHILI - Prishtinë
tel: +377 44 899 969
email: [email protected] 
Into the Park - PEJËOrganizimi i koncerteve muzikore, promovimi i mjedisit dhe artit etj.
Kori i grave "LIRIA" - PrishtinëMisioni i këtij kori është fuqizimi dhe afirmimi i pozitës së grave dhe vajzave të reja përmes artit dhe kulturës si dhe bashkëpunimi në mes të kulturave të ndryshme.
tel: +377 44 189 775
email: [email protected]
KOSOVA CHOPPIN ASSOCIATION - PRISHTINËOrganizate joqeveritare për organizim dhe koordinim te festivaleve te muzikës.
tel: +377 45 579 222, +377 45 579 333
email: [email protected]
website: www.chopinkosova.com
LA RREME - PRISHTINËVeprimtaria artistike teatrore, ngritja dhe avancimi i skenës alternative të teatrit, promovimi i ideve dhe koncepteve moderne në skenën teatrore.
LABORATORY FOR VISUAL ARTS - PRISHTINËMisioni i organizatës është paraqitja e realitetit artistik në Kosovë: diversitetin kulturor, gjuhësor dhe etnik.
LUMBRADHI - PRIZRENLumbardhi është nji hapësire kulturore, e cila përmes programit vjetor që përfshin shfaqje të filmave, organizim të ekspozitave, koncerteve, punëtorive, ligjeratave dhe evenimenteve të ndryshme kulturore synon të ri-funkcionalizoj Kino Lumbardhin. Me aktivitetet e saja do të ofrojë një hapësirë bashkëveprimi, duke kyqur kështu pjesëmarrjen dhe kreativitetin, si dhe kontribimin në bashkëpunimin në mes të akterëve të skenës kulturore.
tel: +377 44 284 142
email: [email protected]
MUS-E - PRISHTINËRrjet i OJQ-ve në Evropë i cili përdor artin për te inicuar dialog interkulturor midis të rinjve. Mbështetja e fëmijëve dhe të rinjve për të mësuar më shumë për potencialin e tyre dhe rritja e komunikimit mes tyre. Po ashtu përmban programin “Youth in action” ku së bashku me partnerë të ndryshëm nga e gjithë Evropa dhe bota organizojnë shkëmbime rinore dhe trajnime.
NGOM FEST - PRIZRENOrganizimi vjetor i festivalit të muzikës. Promovimi i ambientalizmit dhe ngritja e vetëdijes qytetare në lidhje me rëndësinë e ambientit duke organizuar aktivitete të kësaj natyre përgjatë festivalit.
NINE ELEVEN FILM FESTIVAL - PRISHTINËOrganizatë për produksionin e filmave të metrazhit të shkurtër, organizim të festivalit “Nine Eleven”.
tel: +377 (0)44 500 723
email: [email protected]
website: www.911festival.com
ODA - PRISHTINËPromovimi dhe zhvillimi i artit bashkëkohorë – në veçanti artit teatror. Promovimi i artit dhe kulturës jashtë Kosovës dhe zhvillimi i bashkëpunimeve ndërkombëtare në fushën e artit dhe kulturës. Politikat kulturore, Arti në edukim.
tel: +381 38 246 555
email: [email protected]
website: www.teatrioda.com
ORIN - GJILANOrganizatë për produksionin e shfaqjeve teatrale, filmave të shkurtër dhe dokumentarëve që trajtojnë temat shoqërore, organizimi i debateve kulturore, krijimi i laboratorëve artistik dhe zhvillimi i projekteve multietnike kulturore.
PRI FILM FEST - PrishtinëPri Film Fest synon të sjellë filmat më të mirë të kinemasë botërore në Prishtinë dhe Kosovë, të promovoj filmat më të mirë të filmit kosovar për audiencën ndërkombëtare, të zhvillojë talentët lokal dhe ndërkombëtarë, duke e rritur industrinë e filmit në vend. Ai gjithashtu do të sigurojë një përfitim të paçmuar kulturor të popullit të Kosovës.
PRISHTINA JAZZ FESTIVAL - PRISHTINËOrganizimi i festivalit të muzikës xhaz, organizimi i koncerteve muzikore, punëtorive dhe debateve.
Qendra MULTIMEDIA - PRISHTINËQendra Multimedia në Kosovë punon aktivisht në fushën e artit dhe medias. Ndër aktivitete kryesore të organizatës është produksioni dhe koproduksioni i aktiviteteve kulturore për të gjitha grupmoshat; në nivelin lokal dhe atë ndërkombëtar.
tel: +381 38 555 799
email: [email protected]
website: www.qendra.org
Qendra për studime humanistike “GANI BOBI” - PRISHTINËQendër për hulumtime, me qëllim të analizave dhe rekomandimeve te adresuara projekteve të ndryshme.
RIVERSIDE - GJILANZhvillimi i artit dhe politikave kulturore në Kosovë, me theks të veçantë të zhvillimit të artit dhe kulturës në nivelet lokale, promovimi i prodhimeve artistike/kulturore në rajon, arti social, edukimi, menaxhimi i kulturave lokale, etj.
SCULP FEST - PRIZRENKontribuimi në fushën e artit përmes organizimeve të ndryshme. Rritja e investimeve në fushën e artit, edukimi dhe ofrimi i mundësive për artistët vendor dhe ndërkombëtar. Njëri nga projektet kryesore të organizatës është Festivali i Skulpturës “Sculp Fest”, i cili është festivali i pare ndërkombëtar i skulpturës jo vetëm në Kosovë, por në tërë rajonin e Ballkanit.
tel: +377 44 599 580
email: [email protected]
website: www.sculpfest.com
SH.K.A "Agimi" - PrizrenSH.K.A "Agimi" mirret me zhvillimin dhe kultivimin e këngëve dhe valleve popullore shqipe. Ajo ushtron veprimtarinë e saj në këto seksione: Kori Mikst, Orkestra Popullore me Këngëtarë, Ansambli i Folklorit, Grupi Letraro-Recitativ, Grupi i Pikturës dhe Fotografive Artistike, Grupi i Muzikës Zbavitëse, dhe Drama.
tel: +386 49 335 553
email: [email protected]
website: www.shka-agimi.org 
SHATK – Shoqata e Artisteve të Teatrit të Kosovës - PRISHTINËKontribuimi në zhvillimin e artit teatror në Kosovë, si dhe mbrojtja e avancimi i pozitës së krijuesve të artit teatror në Kosovë; Përfaqësimi i anëtarëve para institucioneve, organizatave, shoqatave dhe ndërmarrjeve që kanë marrëdhënie direkte me prodhimin dhe performimin e shfaqjeve teatrore.
Shoqata Kulturore "Rexho Mulliqi" - SHKRM - PrishtinëAnsambli “Rexho Mulliqi”, me frymën e tij krjiuese ruan, kultivon dhe promovon me dashuri, pasion, fanatizëm dhe idealizëm vlerat e jashtëzakonshme të muzikës artistike kombëtare shqiptare. Natyrisht, pagëzimi i këtij Ansambli me emrin e kompozitorit të shquar Rexho Mulliqi, është gjithashtu shprehje e nderimit dhe përkujtimit artistik të këtij artisti të jashtëzakonshëm, me artin dhe veprën jetësore të të cilit identifikohen fillet, rrita dhe zhvillimi i muzikës artistike kombëtare në Kosovë dhe më gjerë.
tel: +377 44 308 754
email: [email protected] 
 
STACION Qendra për Art Bashkëkohor - PRISHTINËMisioni i organizatës është krijimi i hapësirës për artistë, arkitektë, ideatorë e kritikë. Tendenca për krijimin e platformës së hapur për temat sociopolitike, ndërtimin e dialogut të mirëfilltë me publikun dhe përfshirjen e segmentit kulturor në arkitekturë.
tel: +381 38 222 576
email: [email protected]
website: www.stacion.org
TEATRI URBAN - PrishtinëTeatri Urban është një kompani e pavarur teatrore dhe një platformë pës nismat alternative dhe urbane teatrore.
tel: +386 49 344 558
email: t[email protected]

Unioni i Artistëve të Filmit të Kosovës – UAFK - PRISHTINËUAFK është organizatë profesionale që ka për mision të kontribuoj në zhvillimin e artit kinematografik në Kosovë, si dhe të mbrojë dhe avancoj pozitën e krijuesve të artit kinematografik në Kosovë.
website: www.uafk.org
VARG E VI - GJILANOrganizatë e cila funksionon që nga viti 2011. Përbëhet nga artistë vizuelë, poetë, aktorë dhe muzicientë.
VIART - PRISHTINËPromovimi dhe edukimi Kulturës dhe Artit, botimin e katalogëve dhe monografive, organizimin e ekspozitave.
X40 - PRIZRENPromovimi dhe organizimi i aktivitetit kulturor – organizimi i "Bunar Fest 40"
tel: +386 49 401 999
email: [email protected]
website: www.40bunarfest.org
YOUTH VOICE - NOVOBËRDËPromovim i aktivitetit kulturor multietnik dhe bashkëkohor.
Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: